LAJMI I FUNDIT:

Ekspertë nga Zvicra ligjërojnë për përmirësimin e sigurisë së pacientëve

Ekspertë nga Zvicra ligjërojnë për përmirësimin e sigurisë së pacientëve

Një ekip i ekspertëve nga Qendra Klinike Universitare e Gjenevës (HUG) po mbajnë trajnime dhe ligjërata për mjekë dhe infermierë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në kuadër të konferencës “Bashkëpunimin ndër profesional, për të përmirësuar sigurinë e pacientëve”.

Gjatë shkëmbimit të eksperiencave me kolegë nga Kosova, ky ekip nga Gjeneva, theksoi rolin që ka kujdesi për pacientët, duke cekur edhe pengesat eventual në këtë praktikë bashkëpunuese që mund të shkaktojnë vonesa në mjekimin dhe kurimin e pacientëve dhe që mund të rrezikojnë sigurinë e tij.

Qëllimi i kësaj konference është për të përmirësuar sigurinë e pacientëve përmes praktikës bashkëpunuese midis mjekëve dhe infermierëve.


Po ashtu, në këtë konferencë u tha se përmirësimi i sigurisë së pacientit është një nxitës i fortë për ndryshim, veçanërisht për të parandaluar ose shmangur ngjarjet anësore.

Gjatë konferencës do të flitet edhe për komunikimin i cili përfshinë në mbi dy të tretat e ngjarjeve anësore të parandalueshme në kujdesin ndaj pacientit.

Në grupe më të vogla, kjo seancë ndërvepruese do të përqendrohet jo vetëm në përmbajtje, por edhe në strukturën dhe qëllimin e komunikimit. Ne gjithashtu do të diskutojmë aftësitë e udhëheqjes për të ndihmuar në menaxhimin e ekipeve dhe për të koordinuar kujdesin e pacientëve.

Rëndësi e veçantë do të ju kushtohet edhe protokolleve që udhëzojnë kujdesin e pacientit duke siguruar një proces të strukturuar. Duke përdorur shembuj për menaxhimin e dhimbjes dhe/ ose administrimin e hipoglikemisë, kjo seancë në grupe të vogla do të ofrojë mundësi për të ilustruar si një protokoll mund të mbështesë bashkëpunimin ndërprofesional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori