LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa rrugëve të New Yorkut me të dashurin, mahnit kalimtarët me ndryshimin drastik në ngjyrën e flokëve

Dua Lipa rrugëve të New Yorkut me të dashurin, mahnit kalimtarët me ndryshimin drastik në ngjyrën e flokëve

Ata e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të verës së këtij viti.

Artistja Dua Lipa u pa të martën, duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, në New York, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


24-vjeçarja tronditi kalimtarët me ndryshimin e saj të ri në pamje, me flokët e saj bionde, të kombinuar me veshje ngjyrë luleshtrydhe.

Dua kishte veshur një këmishë të madhe me shirita, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zinj lëkure.

Dua Lipa me plot shkëlqim në natën përmbyllëse të turneut "Libre" me YSL në Madrid
Lexo po ashtu Dua Lipa me plot shkëlqim në natën përmbyllëse të turneut "Libre" me YSL në Madrid

Këngëtarja e hitit “New Rules” zbuloi këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara, ndërsa dukej edhe më tërheqëse me një palë atlete dhe çantë “Prada” në krah.

Anwar u pa duke mbajtur duart e saj, teksa kishte veshur një triko të bardhë të kombinuar me pantallona.

Me pamjen e tij prej biondi, Hadid duket se po i përshtatej më së miri femrës që kishte në krah.

Dua Lipa përndryshe ndau së fundmi me 34.6 milion ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi të ndryshimit të saj të ri.

“Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti # DL2”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Flokët e reja të Duas duket se shënojnë një kapitull të ri për vendlindjen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo tash e sa kohë është zhvendosur në New York me të dashurin.

Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për talentin e tyre muzikor, dhe kanë rrëfyer të dy se janë tifozë të njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori