“Zana” mban titullin filmi që këtë vit është propozim i Kinematografisë së Kosovës drejt eventit të madh të ndarjes së çmimeve të Akademisë.
Ky film debutues i regjisores Antoneta Kastrati, pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë.
Filmi flet për dramën e një gruaje të re nga Kosova që përpiqet të bëhet nënë, teksa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e errët e kohës së luftës.
Është një gërshetim i shkëlqyer mes dy elementeve puro-autoktone të cilat e bëjnë filmit të dallohet si një prodhim shqiptar. Duke nisur që nga lufta si përvojë e kaluar për shqiptarët, e deri te gërshetimi me mentalitetin e dikurshëm të familjeve, për të martuar djalin me një tjetër grua në rastin kur bashkëshortja e tij e parë nuk bën fëmijë.
Regjisorja e filmit “Zana”, Antoneta Kastrati, në një intervistë dhënë për Telegrafin, ka folur rreth detajeve të filmit dhe në përgjithësi faktin se është ndarë e kënaqur me rezultatin final.
“Unë kam filluar të shkruan skenarin para pesë viteve. Ka qenë projekt jo aq i lehtë për t’u realizuar. Unë çdo moment kam jap maksimumin prej vetes, gjithashtu edhe aktoret dhe ekipi. Në fund ndihem mirë për produktin final dhe faktin qe kam arritur të realizoj vizionin tim regjisorial që e kam pas. Me aktorë jam tepër e kënaqur. I gjithë procesi ka shkuar mirë. Me secilin kam pas bashkëpunim shumë të mirë. Rezultati shihet në film. Një nga komentet e shpeshta që kam marr në TIFF dhe audiencë të huaj (përveç asaj shqiptare), është se kasta është shumë e mire, dhe të gjithë aktorët janë shumë realë. Unë personalisht edhe që në të ardhmen do të bashkëpunoja me të njëjtët aktorë pa kurrfarë hezitimi”, ka thënë Antoneta Kastrati për Telegrafin.
Tutje, regjisorja e filmit shtjellon frymëzimin që mori për realizimin e këtij projekti, e që duket të jetë një histori nga jeta reale.
“Përjetimi i luftës dhe traumës së pasluftës ka qenë motivimi kryesor pse kam dashtë me e shtjellu këtë temë. Mirëpo kjo nuk është e tëra, më ka interesuar mënyra se si trajtohet shëndeti mendor në shoqërinë tonë dhe si besimet e ndërtuara nga shoqëria jonë patriarkale më tutje e pengojnë shërimin e këtyre traumave”, ka thënë tutje Kastrati.
Duke qenë propozimi i Kosovës për në “Oscars”, filmi “Zana” mbetet shpresa e kosovarëve drejt nominimit të sërishëm në ngjarjen e madhe, në të cilën për herë të parë si shtet u nominuam në vitin 2016, me filmin “Shok”.
Antoneta thotë se do ta kishte për nder ta reprezentonte Kosovën në “Oscars”, po qe se filmi i saj do arrinte të nominohej për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.
“Për mua është nder ta prezentoj Kosovën në garën për “Oscar”. Është ndjenjë e mirë që filmi im i parë i metrazhit të gjatë të jetë pjesë e kësaj gare. Për mua, është me rëndësi vlerësimi jashtë Kosove, por edhe më i rëndësishëm është vlerësimi nga vendi im sepse vendi yt gjithmonë është kritiku më i madh. Ndërsa sa i përket pritshmërisë, nuk kisha dashtë me komentu , mbetet të shihet. Komentet dhe shkrimet për filmin nga Festivali i TIFF kanë qenë shumë të mira. Ne nuk kemi qenë të selektuar ende nga Kosova për “Oscars” në kohën kur ishim në TIFF, kështu që nuk është diskutuar gjerë e gjatë nga kritikët e filmave vendorë rreth kësaj teme”, tha Antoneta Kastrati për Telegrafin.
Në përfundimin e bisedës, regjisorja e filmit “Zana” thotë se ndjehet e lumtur që ka gjetur përkrahje nga institucionet vendore, ndërsa edhe më të gëzuar e bën fakti që filmi ka gjetur mbështetje edhe te mediat ndërkombëtare si: Variety, EuroNews, Hollywood Reporter etj.
“Po, unë Jam përkrahur nga QKK dhe Komuna e Pejës si dhe një pjesë e vogël nga Komuna e Prishtinës. Është gjithmonë pozitive kur mediat e huaja shkruajnë për filmin. Veçanërisht mediat që nuk merren vetëm me kulturë. Në rastin e filmit “Zana” është tema e filmit dhe tregimi im personal i luftës që zgjon më shumë kureshtje te mediat e huaja dhe kemi pak më shumë interesim. Është me rëndësi se e promovon filmin më tutje”, ka përfunduar bisedën e saj për Telegrafin, regjisroja Kastrati.
Producent i filmit “Zana” është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducente Sevdije Kastrati me “Crossing Bridges Films” (Kosovë), Dritan Huqi me “On Film Production” (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, dhe Ilire Vinca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
Kendall Jenner tregon figurën e saj të tonifikuar për fushatën e ‘Adanola’
Driloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Zgjedhja e Drilonit finalist, Gresa dhe Xuxi hedhin dyshime mbi transparencën e produksionit
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Spektakli i BBVK nis me diskutimin për Gjestin, Olta: Ai do të thyejë çdo rekord
Motrat Kardashian evakuohen të sigurta nga rezidencat e tyre në Los Angeles, pas vërshimit të zjarreve masive
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles