LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja marokene arrestohet për shkak të abortit që nuk e ka kryer kurrë

Gazetarja marokene arrestohet për shkak të abortit që nuk e ka kryer kurrë

Gjykata në Marok ka dënuar me një vit burgim gazetaren Hajar Raissouni, e njohur si kritike e autoriteteve qeveritare. Por, ajo çfarë ka bërë më së shumti bujë është akuza që rëndon mbi të – abort ilegal dhe marrëdhënie intime jashtëmartesore, për të cilat ajo pretendon se kurrë nuk kanë ndodhur, shkruan Guardian.

I fejuari i saj, profesori Rifat al-Amin, është dënuar me një vit heqje lirie për bashkëpjesëmarrje në “krim”. Në anën tjetër mjeku Mohammad Jamal Belkeziz, akuzohet për kryerjen e abortit dhe është dënuar me dy vite burgim, transmeton Telegrafi.


Në një letër të shkruar nga burgu, Raissouni thotë se akuzat janë shpikur dhe se asgjë nuk ka të vërtetë.  Madje të akuzuarit pretendojnë se aborti kurrë nuk ka ndodhur dhe se Raissouni është cak i autoritetet marokene, për shkak të raportimeve të saj për incidentet në veri të vendit, gjë që për këto raportime edhe ka fituar çmim.

Kurse avokati i saj, Mohammad Sadkou thotë se gjykimi është represiv, duke shtuar se vendimet e marra nënkuptojnë që autoritetet marokene duhet të respektojnë konventën ndërkombëtare që i garanton çdo personi të drejtat dhe lirinë dhe “assesi të mos besojnë në gënjeshtra dhe gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë”.

Raissouni u arrestua më 31 gusht së bashku me të fejuarin para një klinike në Rabat. E mbështetësit e saj besojnë se arrestimi, marrja në pyetje dhe shumë gjëra tjerë kanë për qëllim që ta poshtërojnë Raissouni publikisht. Sipas tyre të gjitha akuzat e ngritur kundër saj janë të menduara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori