LAJMI I FUNDIT:

Dimri arrin në SHBA, në Montana trashësia e borës arrin në 120 centimetra

Dimri arrin në SHBA, në Montana trashësia e borës arrin në 120 centimetra

Derisa në shumë vende të botës tashmë kanë filluar t’i veshin palltot dhe t’i marrin fshesat për t’i pastruar gjethet e rëna nga degët e pemëve, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me banorët e Montanas në SHBA, ku i tërë vendi është mbuluar nga bora që tash e dy ditë është duke rënë pa ndërprerë.

Trashësia e borës deri më tani ka arritur në 120 centimetra, duke bërë kështu që guvernatori i Montanas, Steve Bullock, të shpall gjendjen emergjente, transmeton Telegrafi.


Si rezultat i të reshurave raportohet për një sërë aksidentesh në rrugë të ndryshme, ku disa rrugë tashmë janë bërë të pakalueshme. Rrugët kryesore që lidhin Blackfeet me revezvatin indian mbeten të mbyllura deri të hënën.

Të reshurat kanë filluar nga e shtuna dhe pothuajse prej atëherë nuk janë ndaluar, e erërat e forta kanë bërë që situata të komplikohet edhe më shumë. /Telegrafi/