LAJMI I FUNDIT:

Amelie de Montchalin: Vendimi për Maqedoninë e Veriut do të jetë i qartë

Amelie de Montchalin: Vendimi për Maqedoninë e Veriut do të jetë i qartë

Sekretarja shtetërore franceze për Çështje Evropiane Amélie de Montchalin, gjatë fjalimit të saj para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet në Strasbourg, është pyetur edhe për datën e fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast ajo refuzoi të përgjigjet drejtpërdrejt për pyetjen, duke thënë se “vendimi do të jetë i qartë dhe thelbësor”.

Shefja e delegacionit të Kuvendit të Republikës të Maqedonisë së Veriut, Betian Kitev, pas fjalimit të sekretares shtetërore franceze për Çështje Evropiane, i’u drejtua dhe e pyeti nëse vendi mund të presë përkrahje nga Franca për fillim të negociatave me BE-në.

“Vitet e fundit nuk ishin të lehta për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, arritëm të gjejmë kompromis me Greqinë për emrin dhe arritëm përparim në zbatimin e reformave në fushat kyçe. Me shikim të ndikimit të perspektivës evropiane për inkuadrim, a mund të konsiderojmë në përkrahjen e Francës të marrim datë për fillim të negociatave këtë vjeshtë?, pyeti Kitev.


Duke u përgjigjur në pyetjen Amélie de Montchalin e përshëndeti guximin e madh politik të Qeverisë për arritje të Marrëveshjes së Prespës, por nuk donte ta saktësojë vendimin e 15 tetorit.

“Për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, besoj se është e domosdoshme, shumë qartë të përshëndetet etapa historike që ishte me Marrëveshjen e Prespës. Nuk jam e sigurt nëse ka shumë qeveri në botën tonë bashkëkohore të cilat janë aq të guximshme në lidhje me çështjet e tilla të pajtimit rajonal, të shkojnë madje dhe ta ndërrojnë emrin e një vendi. Besoj se me të vërtetë duhet të jemi shumë të fuqishëm dhe me të vërtetë ta pëshëndesim guximin politik që nevojitej për t’u arritur kjo marrëveshje. Unë nuk do t’i paragjykoj vendimet e 15 tetorit në Luksemburg”.

“Megjithatë, korrikun e kaluar në mbledhje Këshilli për punë të përgjithshme, ndërsa pastaj edhe Këshilli Evropian, u obliguan në vendim të qartë dhe thelbësor në tetor. Prej atëherë kam pasur shumë këmbime me liderët e Maqedonisë së Veriut dhe mund t’u bind se punojmë për të sjellur vendim të qartë dhe thelbësor”, theksoi sekretarja shtetërore franceze për çështje evropiane”, tha Amélie de Montchali./Telegrafi/