LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner ‘thotë se ndihet më mirë’ pasi mungoi në Javën e Modës në Paris

Kylie Jenner ‘thotë se ndihet më mirë’ pasi mungoi në Javën e Modës në Paris
Kylie Jenner (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for The Recording Academy)

Kylie Jenner iu është përgjigjur fansave për shëndetin e saj, pasi mungoi në një paraqitje të Javës së Modës në Paris, për shkak të një sëmundjeje e cila rezultoi në shtrimin në spital.

Teksa mogulja e Kylie Cosmetics, 22 vjeçe, ishte përzgjedhur për të marrë pjesë në shfaqjen e modës ‘Balmain Spring 2020’ dhe të shërbejë si Drejtore Artistike e Grimit, ajo në fund të fundit u tha fansave se ishte shumë e sëmurë për të udhëtuar.

Dy ditë pasi bëri një pushim nga mediat sociale, Jenner u kthye në Instagram për t’u thënë fansave se është në gjendje më të mirë. “Mirë, para së të hyjë në këtë, dua të ju falenderoj të gjithëve për urimet e juaja, për të gjithë miqtë e mi, dhe ndjekësit”, ka thënë ylli në një postim të saj në InstaStory.


Kylie Jenner (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for The Recording Academy)

Ajo shtoi: “Unë me të vërtetë ju vlerësoj shumë. Ndihem shumë më mirë”.

Sëmuret Kylie Jenner
Lexo po ashtu Sëmuret Kylie Jenner

Jenner shkroi një shënim të gjatë për fansat në fillim të kësaj jave për t’i bërë të ditur që ajo duhej të mungonte në shfaqjen e modës Balmain sepse ishte “vërtet e sëmurë dhe nuk mund të udhëtonte”.

“Kështu që siç e dini, unë isha duke u përgatitur për të shkuar në Paris për shfaqjen Balmain në Paris Fashion Week për fillimin e koleksionit tim”.

“Fatkeqësisht, unë jam vërtet e sëmurë dhe nuk jam në gjendje të udhëtoj. Unë isha e zemëruar që mungova në këtë shfaqje, por e di se ekipi im i mahnitshëm dhe miqtë e mi që janë në qytet për ngjarjen, do të më ndihmojnë të jem atje me shpirt”, është shprehur më tej Jenner. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Egli tregon se shenjat e tyre të horoskopit shkojnë bashkë, Gjesti: Unë do të martohem këtu

Egli tregon se shenjat e tyre të horoskopit shkojnë bashkë, Gjesti: Unë do të martohem këtu

Magazina
Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Gramosi i drejtohet ashpër Gjestit në BBVA: Pse po merr vëmendje ti e mua po më lë në hije, unë jam që disa javë këtu

Magazina
Aldo takon vajzën e tij në Big Brother VIP Albania, pasi theu kutinë e emergjencës

Aldo takon vajzën e tij në Big Brother VIP Albania, pasi theu kutinë e emergjencës

Magazina
Kalo në kategori