LAJMI I FUNDIT:

Brenda ishullit privat në Suedi i cili është në shitje me një çmim si të një shtëpie luksoze në qendër të Prishtinës

Brenda ishullit privat në Suedi i cili është në shitje me një çmim si të një shtëpie luksoze në qendër të Prishtinës

Fotografitë e pabesueshme janë kapur nga një ishull i vogël privat me një vlerë të madhe prej 1,4 milion dollarë – çmim ky që mund të thuhet se është i njëjtë si i një shtëpie luksoze në qendër të Prishtinës.


Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Gasharsskaret, i cili është një ishull i vogël në arkipelagun suedez të Soderhamn, sapo ka dalë në treg.

Bëhet fjalë për një ishull prej 0,27 hektarë me pisha dhe kabina druri dhe i cili ka një zonë uljeje të helikopterit dhe një depo me një barkë për pronarin e ri për të arritur në kontinent, i cili është vetëm rreth 100 metra larg.

Shtëpia e veçantë e plazhit përmban dy dhoma gjumi.

“Ky ishull është një pjesë e parajsës me intimitet të plotë”, tha një zëdhënës i agjencisë së patundshmërive Sothebys Realty.

“Është vendosur në mes të bukurisë natyrore të jashtëzakonshme të arkipelagut të jashtëm, ka gjithçka që ju mund të dëshironi për një mënyrë jetese relaksuese, përfshirë një pamje të horizontit që ju lejon të shikoni të dy, diellin dhe hënën të ngrihen nga deti”.

“Me madhështinë arkitekturore që përshtatet në mënyrë të përkryer me mjedisin e ndjeshëm të këtij ishulli, kjo shtëpi ka një mjedis të pamposhtur, ku mund të shijosh diellin e mbrëmjes, si dhe pamjen çliruese në një horizont të qartë”.

Kabinat thuhet se janë ndërtuar midis 2004 dhe 2015, dhe ishulli, i vendosur 125 milje larg nga kryeqyteti Stokholm, ka disa skelë.

Ai gjithashtu krenohet me plazhe me rërë dhe zona me bar, për të cilat Sothebys Realty thotë se e bën ishullin të shkëlqyeshëm për familjet. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori