LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin informacionet e planit ushtarak amerikan: Irani shkatërrohet brenda natës

Rrjedhin informacionet e planit ushtarak amerikan: Irani shkatërrohet brenda natës

Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë amerikane, tregojnë se për Amerikën, regjimi i Iranit mund të shkatërrohet brenda natës me një sulm kolosal.

Vendimin për sulmin masiv kundër Iranit mund ta marrë njeriu më i fuqishëm në botë, Donald Trump.


Sipas planit, sulmet do të ishin të ngjashme me ato të vitit 2003 në Irak.

Një masë predhash Tomahok do të lëshoheshin breshëri përmbi vend, dhe avionët bombardues B-52 do të mbushnin territorin me dhjetëra mijëra tonelata bomba.

Pentagoni ka më shumë se 10 vite që e mban gati një plan të detajuar për sulmin ndaj Iranit.

Frika që është shtuar kohët e fundit për një konflikt të mundshëm, pasi Teherani sulmoi fabrikat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, ka bërë që të dalin këto dokumente të cilat tregojnë se ekspertët po shqyrtojnë sesi do të shpalosej sulmi i SHBA-ve.

Të parat që do të shkatërroheshin do të ishin fabrikat e shumta të Iranit. Në vend të armëve bërthamore do të përdoreshin predhat tradicionale, por pavarësisht kësaj, fuqia ushtarake e Iranit do të mposhtej pothuajse brenda një dite. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori