LAJMI I FUNDIT:

Priti derisa punonjësit ta kryejnë punën, hajni vjedh veturën luksoze para syve të pronares që e kishte dërguar për ta pastruar  

Priti derisa punonjësit ta kryejnë punën, hajni vjedh veturën luksoze para syve të pronares që e kishte dërguar për ta pastruar  

Një vjedhje që ka ndodhur Londër ka bërë bujë të madhe, kjo për faktin se ka ndodhur para syve të pronarit të një Mercedesi që mbetet pa të brenda pak sekondave, kur një burrë i panjohur thjesht futet brenda dhe largohet me shpejtësi.

E ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë dhe shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, me qëllim që qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e kësaj veture t’i telefonojnë policisë, transmeton Telegrafi.


Gjithqka ndodhi në ambientet e një autolarje, ku punonjësit po pastronin veturën, e një burrë që vazhdimisht sillej aty priti momentin e duhur që të kryej vjedhjen. Në video shihet se si për disa minuta ai madje flet me pronaren e veturës, derisa punëtorët po e pastronin për brenda veturën luksoze.

Në momentin që e vërejti se punonjësit e autolarjes kryen punën e tyre, ai u fut brenda veturës dhe pa u menduar dy herë e ndezi dhe u largua me shpejtësi të madhe.

“Nuk po mund ta besojë se ka pasur edhe kohë ta mbyll derën, ndez motorin dhe thjesht të zhduket nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar pronarja e veturë që mbeti e shokuar kur pa pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori