Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore për tri ditët e para.
Përfaqësuesit e Demokracia në Veprim (DnV) thanë se atmosfera e fushatës zgjedhor deri më tani është e qetë, derisa kanë bërë të ditur edhe shpenzimet e partive politike në tri ditët e para të fushatës.
Përfaqësuesi i DnV, Artan Murati, tha se deri më tani janë realizuar 217 aktivitete nga të gjitha subjektet politike, ku sipas tij Partia Demokratike e Kosovës (PDK), prinë me gjithsej 70 tubime.
Ai theksoi se partitë politike kanë filluar të mos e respektojnë obligimin e tyre për të mos i lajmëruar aktivitete në KZK, ku sipas legjislacionit në fuqi të gjitha aktivitetet politike duhet të lajmërohen 24 orë më herët.
“Është obligim ligjor që kur të mbahet një aktivitet elektoral, ai duhet të lajmërohet në Këshillat komunalë zgjedhorë, mirëpo jo të gjitha partitë politike janë duke e respektuar këtë obligim ligjorë, sepse deri më tani 140 aktivitete kanë qenë të paralajmëruar, ndërsa 40 aktivitete të monitoruara nga vëzhguesit e DnV nuk kanë qenë fare të lajmëruara”, u shpreh Murati.
Duke folur për rëndësinë që ka kuota gjinore, Murati theksoi se numri i grave pjesëmarrëse në aktivitete elektorale është i vogël. Po ashtu ai theksoi se deri më tani janë dorëzuar 6 ankesa në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa PZAP nga ana e DnV , ku deri më tani kanë pranuar përgjigje pozitive për tri ankesa.
“Në rast se kemi hasur se ka shkelje të kodit të mirësjelljes nga subjektet politike, kemi drejtuar edhe ankesa drejtuar në “PZAP”. Deri më tani janë drejtuar 6 ankesa, ku për tri nga ato kemi marrë përgjigje pozitive dhe vlera e dënimeve për këto ankesa është 36 mijë euro”, deklaroi Murati.
Mexhide Demolli-Nimani nga DnV, foli edhe për shpenzimet të cilat po i bëjnë subjektet partiake për t’i mbuluar aktivitetet e tyre elektorale. Sipas saj, shuma totale e shpenzimeve për këto tri ditë fushate zgjedhore arrin në 1 milion e 64 mijë euro.
“Duke kalkuluar këto të gjitha me çmimet mesatare të tregut për secilin produkt ose shërbim, subjektet politike për këtë periudhë kanë shpenzuar rreth 1 milion e 64 mijë euro për organizimin e aktiviteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ndërsa Murati shtoi se kanë vërejtur edhe fenomene negative nga subjektet politike, siç janë shfrytëzimi i veturave zyrtare për fushatë, përdorimi i shërbyesve civilë. Ai theksoi se këto fenomene po ndodhin në komunat ku partitë politike udhëheqin me atë komunë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës