LAJMI I FUNDIT:

Edita Tahiri: Partitë politike ta rikonfirmojnë qëndrimin për kufijtë

Edita Tahiri: Partitë politike ta rikonfirmojnë qëndrimin për kufijtë

Ish-ministrja për Dialog, njëherësh kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK), Edita Tahiri, ka thënë se subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore duhet ta rikonfirmojnë edhe një herë qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka theksuar se procesi i dialogut duhet t’i ketë vijat e kuqe siç kanë qenë prej vitit 2011 kur ajo e ka drejtuar këtë proces.

Ajo ka thënë se kjo periudhë e zgjedhjeve ka treguar se Kosova ka avancuar në kuptimin e konsolidimit të skenës politike pasi, sipas saj, garimi i disa subjekteve politike në mënyrë individuale tregon për një proces të avancuar të demokracisë.

Tahiri ka thënë se nuk i hyri garës për deputete pasi zgjedhjet nuk ishin të rregullta, por të parakohshme dhe se kishte para vetes disa projekte ndërkombëtare.