Kanë kaluar pothuajse 11 muaj që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Për efektet e saj, si në planin ekonomik ashtu edhe politik, ka mendime e vlerësime të ndryshme. Disa i shohin si pozitive, e të tjerë edhe negative.
Efektet më të mëdha të taksës 100 për qind, ndërlidhen me aspektin ekonomik, por edhe pse Kosova i ka vendosur taksë prej 100 për qind produkteve serbe dhe boshnjake, mungesa e tyre nuk vërehet në dyqanet kosovare.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, ndonëse e pranon që taksa 100% për produktet serbe e boshnjake ka pasur efekt në aspektin politik e ekonomik, ai thotë se mbetet shqetësues fakti se në Kosovë ende hyjnë produkte serbe, të cilat sipas tij, nuk kanë as rritje të çmimit.
“Ai vendim për kohën kur është marrë ka qenë i domosdoshëm, taksën fillimisht e kam propozuar unë në kryeministri në kabinet, muaj para se me u marrë vendimi. Propozimi im ka qenë i lidhur ngushtë me impelemntimin e marrëveshjes për energji me Serbinë. Pasi ajo [Serbia] nuk e implementonte marrëveshjen për energji, ne e kemi pasur një humbje rreth 25 milionë euro në vit, propozimi im ka qenë që të kemi një taksë që e reflekton atë 25 milionësh për zëvendësim, mirëpo në atë kohë nuk është përkrahur. Taksa ka qenë momenti i duhur për shkak të presioneve të mëdha të Serbisë ndaj Kosovës dhe ndaj partnerëve tanë dhe ndaj tërheqjeve të njohjeve dhe mos anëtarësimit në organizata të ndryshme, vendimi i taksës ka qenë shumë i duhur politikisht”.
“…sa i përket pjesës ekonomike aty ka hapësirë, ne jemi dëshmitarë që disa prej kompanive prodhuese vendore kanë raportuar rritje të prodhimit, të punësimit, pjesa e importit është zhvendosë, kryesisht nga Evropa, është dashur të reflektojë nga Shqipëria, por nuk e kemi pas atë rritjen që e kemi pritë sa i përket zëvendësimit të importit prej Serbisë në Shqipëri. Ajo që ka ndodhë është se një import është zëvendësuar, pjesa më shqetësuese është që kemi produkte prezent të Serbisë që vijnë në Kosovë por nuk kanë rritje të çmimit, disa prej tyre pak kanë pas, por ideja është sa jemi në situatë për kontrollimin e këtyre produkteve që hyjnë në Kosovë, a po kontrollohen mirë origjina e produktit se nga vjen”, tha Lluka.
Lluka shprehet se përveç një takse 100 për qind, me shtetin fqinj, Serbinë, duhet nje reciprocitet i plotë dhe se qeverisjet vendëse, nuk duhet të marrin vendime popullsitë.
“Taksa ka qenë mekanizëm shumë i nevojshëm. I mirë për momentin. Është një ndër vendimet më të mira që ka bërë Qeveria. Gradualisht duhet të mendohet një reciprocitet i plotë me Serbinë, nuk duhet shkojmë më vendime popullsitë, por duhet të mendojmë më gjerë, duhet t’i bllokojmë targat e Serbisë, pse mos të bllokojmë njohjen e dokumenteve të ndryshëm, këtu duhet të jetë fokusi”.
Ndër vendimet që e kanë prekur sektorin e energjisë përgjatë mandatit të ministrit Lluka, ka qenë edhe marrëveshja me kompaninë “Contur Global”, marrëveshje kjo e cila është nisur ndërmjet kësaj kompanie dhe MZhE-së, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Një projekt ky i cili pas tërheqjes së Bankës Botërore, si financues kryesor i projektit, krijoi vështirësi në implementimin e saj, madje Lluka thotë se edhe nëse kompania e vetme financuese e këtij projekti, kompania amerikane “Opic”, tërhiqet, atëherë do rrezikohet i tërë projekti.
Sipas tij, dështimi i këtij projekti, do i kushtojë Qeverisë së Kosovës, miliona euro humbje.
Një tjetër sfidë që e ka prekur vendin në aspektin ekonomik, ka qenë edhe dështimi i ndërmarrjes publike të Telekomit, për të cilën veç se kanë filluar procedurat për privatizimin e saj.
Ministri Lluka shprehet se privatizimi i kësaj ndërmarrje, tashmë shihet si shpëtimi i vetëm i saj, pasi sipas tij, kjo ndërmarrje ka qenë e mbipopulluar, me nepotizëm dhe ndërhyrje politike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova