Fotografi kosovar, Meriton Dajakaj, ka publikuar fotografi të cilat i ka shkrepur vet, të gjarprit më të rrezikshëm në Evropë, Vipera.
Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Dajakaj ka shkruar se ky lloj gjarpër nuk sulmon vetëm në rast se provokohet apo dikush shkel rastësisht afër tij.
“Disa fotografi nga afër se si duket gjarpri më helmues në Evropë i cili gjendet edhe në vendin tonë Është gjarpri më helmues në Evropë, por përkundër se e ka helmin të rrezikshëm, për nga sjellja dhe veprimi është mjaft më i ngathët se të tjerët, jo inteligjent dhe letargjik i cili nuk kafshon njeri pos nëse provokohet dukshëm, apo rastësisht shkelni afër tij.” shkroi ai.
Informacion:
Nepërka me bri (vipera ammodytes) është gjarpër helmues që bën pjesë në familjen “viperidae” dhe që arrin gjatësinë mbi 90 cm dhe kështu është gjarpri helmues me i gjatë i Evropës qendrore.
Meshkujt janë më të gjatë se femrat rreth 80 cm kurse femrat rreth 70 cm. Duke pasur ushqim të limituar në zonat ku jetojnë ky gjarpër rralle i kalon të 55 cm në gjatësi.
Është gjarpër grabitqar që ushqehet me gjallesa tjera më të vogla që i hasë në afërsi, sepse për punë vetjake në largësi me të mëdha nuk e ka inteligjencën, aftësinë nuhatëse, dhe shqisat e pamjes.
Karakteristike e këtyre nepërkave është prezenca e një cope lëkure në formë brirë në maje të fytyrës se tyre e cila është e mbuluar me luspa ngado.
Lidhur me këtë lloj gjarpri është raportuar edhe më herët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe