LAJMI I FUNDIT:

Kendall Jenner merr vëmendjen me formën e shishes me të cilën piu gjatë natës së beqarisë së shoqes

Kendall Jenner merr vëmendjen me formën e shishes me të cilën piu gjatë natës së beqarisë së shoqes

Gjërat po bëheshin të egra për yjet e listës A në Hollywoodin perëndimor të mërkurën në mbrëmje, pasi Hailey Bieber po festonte natën e saj të beqarisë.

Ndër të ftuarat në këtë festë, ishte edhe super ylli Kendall Jenner, e cila para festës u pa duke pirë nga një shishe e gjerë në formën e penisit artificial, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


23-vjerçarja e “Keeping Up With The Kardashians”, nuk mund ta përmbante kënaqësinë e saj teksa pinte nga pija, ndërsa ishte veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër, me të cilin dukej mjaft tërheqëse.

Hailey përndryshe është duke u martuar me partnerin e saj, muzikantin Justin, për të dytën herë në një martesë madhështore, që do të mbahet në fundjavë.

Imazhet e Kendall Jenner bënë xhiro në internet dhe u komentuan shumë në rrjetet sociale. /Telegrafi/