LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora u bënë thirrje femrave që të kryejnë rregullisht testet për diagnostifikimin e mundshëm të kancerit

Rita Ora u bënë thirrje femrave që të kryejnë rregullisht testet për diagnostifikimin e mundshëm të kancerit
Rita Ora (Foto: Stefania M. D'Alessandro/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi publikoi një shkrim në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje femrave që të kenë kujdes në bërjen e testeve të rregullta, në mënyrë që të jenë në gjendje të diagnostifikojnë sëmundjen para se të jetë tepër vonë.

Duke pasur një përvojë të hidhur jetësore, me mamanë e saj e cila është prekur nga kjo sëmundje vite më parë, por ia ka dalë mbanë ta mposhtë dhe një nga gjërat që e ndihmoi më tepër ishte diagnostifikimi i hershëm.

“Unë kurrë nuk kam folur me të vërtetë për atë se sa e rëndësishme është për ne vajzat që të kemi një test të rregullt ‘Smear’ për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Është kaq e rëndësishme për të mbrojtur veten tonë dhe të nxisim të ardhmen kundër një prej shkaqeve më të zakonshme dhe të parandalueshme të kancerit tek gratë”, ka shkruar fillimisht Rita në InstaStory.


Rita Ora (Foto: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images/Guliver)

Më pas, ajo ka vazhduar shkrimin duke thënë se ndjehet me fat që ka rastin të bëjë një test të tillë, për t’u konfirmuar që është mirë, dhe si test nuk merr kohë më shumë se 20 minuta.

“Jam e bekuar që kam një platformë kaq të madhe për të folur për çështje të rëndësishme dhe dua të ndihmoj që vajzat të jenë të sigurta dhe të vetëdijshme në të gjithë botën”, ka shkruar më tej këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita përndryshe së fundmi realizoi një tjetër reklamë për markën “Escada”, gjersa ka paralajmëruar për fansat një befasi të dielën në bashkëpunim me brendin në fjalë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Një burim i afërt me reperin P. Diddy pohon: Edhe pse tani është pas hekurave, ai është ende kaq i fuqishëm

Një burim i afërt me reperin P. Diddy pohon: Edhe pse tani është pas hekurave, ai është ende kaq i fuqishëm

Magazina
Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Reagimi interesant i Hailey Bieber mbi marrëdhënien e Justin-it me Diddy-n

Magazina
Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem

Arta Selimi: I pëlqej shumë plazhet nudiste, i frekuentoj kudo që mundem

Magazina
Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë euro, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Shtëpia e Cristiano Ronaldos del në shitje për 5.9 milionë euro, çfarë fshihet brenda rezidencës super-luksoze?

Magazina
Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Justin Bieber tha se donte ‘të mbronte' Billie Eilish nga industria muzikore, në videon që u rishfaq pas arrestimit të Diddy-t

Magazina
Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Milaim Zeka i tregon Xhuli Nurës për gabimin që ka bërë në edicionin e parë të Big Brother

Magazina
Kalo në kategori