LAJMI I FUNDIT:

Gjira: Nuk besoj që politika e bën njeriun, por njeriu politikën

Gjira: Nuk besoj që politika e bën njeriun, por njeriu politikën
Gjira Kajtazi (Foto: Instagram)

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet 2019 dhe për këtë janë të shqetësuar thuajse i gjithë populli ynë, dhe së fundmi një reagim lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe artistja Gjira.

Reperja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Gjermani, Gjira Kajtazi, së fundmi ka ndarë një postim të sinqertë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.


E njëjta tregon se nuk ka lidhje me politikë dhe se nuk i njeh politikanët e Kosovës, por mendon se ndryshimi vjen nga njerëzit.

View this post on Instagram

Nuk kom lidhje me Politik … 0,00% jom informu naj here … as emrat si di per pos te Thaqit .. e ata veq pse esht i drenices … e babi jem i ka rrajet aty e po duhet me i msu foret se jom ngucakeqe … burri jem bon hajgare per drenicen … une per gjakoven … tani e ngucim kunatin tem prej pejes edhe kputem tu kesh me nje gru t’axhit qe e kom prej llapit … nejse tema ke politika … me siguri kan me m‘kritiku shume njerz tash po e kom nje arsytim … Po e ndi tensionin kto dit … Po e vrej shqetesimin ne qytet… shpresen …. vullnetin … deshiren per nje jete te re … nje jete me te mire me shume mundsija te reja … Po a dini pse sdi kurgjo per politik ? As per Merkel … as per Thaqin … Sepse une nuk besoj qe politika e bon njerin … Po njeri politiken … politika nis ne shtepine tende … ne 4 muret e tua … me cfar qellimi e nis diten? Sa po ja don t‘miren tjetrit? Sa mire don me pa edhe dikon tjeter … ti po e respekton zotin po a po i respekton njerzit qe poashtu i ka kreju zoti? A Po i respekton rregullat ne trafik – me jep perparesi ne rrugen krysore a veq Po mundohesh me grabit edhe me hec perpara per veti … duke rrezikuar jeten e dikujt tjeter. Kto mendime kan kreju skepsis/dyshime tek une dhe mkan shty te heki dore prej ksaj teme sepse Po shoh shume EGO & inati … edhe une po shpresoj per mundsi … per ligj – per mirebrojte te vendit – per Infrastruktur – Po me se shumti po shpresoj per njerzim … sepse qaty esht thellbi i politikes … sensi dhe arsya – motivi i jetes … muj me dit gjithqka e prap me bo kurgjo – muj edhe veq me shku qaty me jep voten – po ne fund vlen Se cfar njeri kom vendos me qen! Per veti … edhe per vendin tim. Sepse na jem qata njerz qe bashk jon nje popull ….nejse kom qejf me shkrujt qishtu … merre si impuls ose thjesht synim personal ose si deshir me i diskutu gjerat ma thellsisht 🤷‍♀️ suksese te gjithve ✌️

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on Sep 26, 2019 at 3:02am PDT

“Nuk kam lidhje me politikë 0%, jam informuar ndonjë herë, as emrat nuk i di përpos të Thaçit e ata veç pse është i Drenicës, e babi im i ka rrënjët aty e duhet me i mësu foret. Me siguri kanë me më kritiku shumë njerëz por e kam edhe një arsyetim. Po e ndjej tensionin këto ditë. Po e vërej shqetësimin në qytet, shpresën, vullnetin, dëshirën për një jetë të re, një jetë më të mirë me mundësi të reja. Sepse unë nuk besoj që politika e bën njeriun. Po njeriu politikën, politika nis në shtëpinë tënde në muret e tua, me çfarë qëllimi e nis ditën? Sa ia don të mirën tjetrit. Sa mirë don me pa edhe dikon tjetër. Ti po e respekton Zotin por a i respekton njerëzit që i ka krijuar ai?”.

“Po shohë shumë ego, inat, edhe unë po shpresoj për mundësi, për ligj për mbrojtje të vendit për infrastrukturë, por më së shumti po shpresoj për njerëzim, sepse qaty është thelbi i politikës, arsyeja dhe motivi i jetës. Mundem me shku me dhanë votën por në fund vlen se çfarë njeri kam vendos me qenë. Për veti dhe për vendin tim. Sepse ne jemi qata njerëz që bashkë janë një popull”, ka shkruar mes të tjerash reperja Kajtazi.

View this post on Instagram

& #memories in #fuerteventura 🌪

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on Sep 5, 2019 at 2:32am PDT

Këngëtarja në fjalë vazhdon të jetë një nga emrat më të veçantë dhe më të pëlqyer të estradës shqiptare, edhe pse tashmë është më pak aktive në muzikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori