LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve ngriten 98 aktakuza kundër 126 personave për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve ngriten 98 aktakuza kundër 126 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetetë (98) aktakuza kundër njëqindenjëzetegjashtë (126) personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.


Raporti për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, si dhe gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obdukim trupi i pajetë i një të burgosuri në burgun e Dubravës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Hetim i vdekjes”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej
shtatë (7) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale si dhe ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara ka ndalur pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dysuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve,
substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit,ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori