LAJMI I FUNDIT:

Facebook goditet nga hetimi i katërt i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, këtë herë nga Departamenti i Drejtësisë

Facebook goditet nga hetimi i katërt i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, këtë herë nga Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, do të hapë një hetim mirëbesimi ndaj Facebook-ut, ka bërë të ditur një burim i afërt me rastin, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Ky është hetimi i katërt i këtij rrjeti social, që gjithashtu përballet me hetime nga Komisioni Federal i Tregtisë, një grup i avokatëve të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut dhe Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve.


Reuters dhe media tjera raportuan në qershor, se agjencitë i kishin ndarë grupet për hetime, me Justice që merrej me Google Alphabet Inc dhe Apple Inc, derisa FTC ndiqte Facebook dhe Amazon.com. Më vonë, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ka hapur hetime ndaj platformave në internet, pa thënë se ndaj cilës.

Kjo bëri që disa vëzhgues të industrisë, të pyesin nëse të dy hetimet federale kanë të bëjnë me njëra tjetrën. Ligjvënësit, në veçanti senatori Mike Lee, kryetari i Komitetit të Gjykatës së Senatit, kritikoi paraqitjen e shqyrtuar javën e kaluar.

Agjencitë në përgjithësi, e kanë një praktikë të takimit për të vendosur se kush do të hetojë dhe për çfarë çështje, por nuk mund të hetojë çështje të caktuara, si për shembull rregullimi i çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer

Teknologji
Kalo në kategori