Po, Kola, kush na qenka tash? Përse po e përfshijmë “të Moçmin” në fushatë?
Përndryshe, fushata elektorale po rrjedh duke respektuar krejt rregullat elementare, e qartë se ajo nuk po bëhet përpara qytetarëve vendas, as për ata, por përpara opinionit ndërkombëtar dhe vendimmarrësve botërorë të interesuar, si duket, që njëherë e përgjithmonë të zgjidhin nyjën e quajtur Kosovë, ose ta presin këtë nyje.
Zgjedhja e deputetëve, madje edhe lista e kandidatëve, asnjëherë nuk është përfolur më pak. Krejt debati po bëhet kush do të jetë kryeministri i ardhshëm, dhe sidomos përse do të duhej pikërisht ai/ajo të jetë! Në shumicën e rasteve, dilema po shtrohet edhe në një rrafsh krejt tjetër, në atë gjinorë: burrë apo grua shteti? Tjerët, kandidatët për deputet, nuk i bënë hesap askush, përpos kur shajnë kandidatët për kryeministër. Atëherë i kapin mediat. I nxjerrin nga turma e qindra kandidatëve dhe retorika tashmë standarde, e cila shumicën e qytetarëve i bën të ndërrojnë kanalin. Nëse nuk pajtoheni me këtë konstatim, pa më thoni disa nga kandidatët e listave të tyre?
Sido që të jetë, kandidatët për kryeministër, në mos e kanë modernizuar, atëherë gjithsesi e kanë uesternizuar fushatën. Shihni sloganet! Ka edhe vërejtje për fushata jo origjinale, për kopje të sloganeve, sidomos të kandidatëve për president në SHBA. Por, ç’të keqe ka të kopjosh më të mirin, përgjigjen, ose do të duhej të përgjigjeshin ata.
Edhe te të tjerët nuk mungojnë erëza nga Lindja, pakëz pikante, por është kohë fushate dhe ndër ne tashmë nuk janë të rralla as veshjet tradicionale nga Afrika dhe Azia, edhe pse shumica jemi të veshur me kod jotradicional, as vendor e lëre më nga kontinentet e tjera. Megjithatë, në vija të trasha, veshja e elektoratit shpërfaq edhe votën e tij. Do të ketë edhe shumë vota të mbuluara, madje edhe të mbuluara krejtësisht në të zeza nga ato që u duken vetëm sytë “e shkruar”.
A nuk është prezent ideja se gjithçka tashmë është vendosur diku?
Fushatat janë dizajnuar nga kompani marketingu e PR, dhe zhvillohen krejtësisht nëpër media elektronike apo virtuale. Kompanitë e marketingut kësaj radhe nuk na i hedhin “kredencialet” e kandidatëve në hyrje të banesave, mbi vetura, apo pranë kontejnerëve. E keni vërejtur se asnjëherë nuk i hedhin në kontejner. I hidhnin pranë. Duan që ju vetë t’i hidhni aty dhe krejt kjo të duket si ekologji. Të duket se po kontribuoni për ambientin, ndërkohë që emri i kandidatit disi ka mbetur pa u hedhur në shportë.
Dikur i hidhnin në hyrje të banesave, por brenda nuk arrinin. Tash i kanë futur edhe brenda. Në shtëpitë tona, në dhomë të gjumit, nëpër xhepat tonë… kudo.
Më herët mjaftonte të ndërroje kanalin dhe shpëtoje, por tash nuk e bënë dot. Futen edhe në ambiente personale. Politikanë, sipas modeleve evropiane, perëndimore, por edhe jo perëndimore, kukurisin nëpër rrjete sociale. Kush janë ata/ato? Ndonjë version shqiptarë/kosovarë i burrështetasve të famshëm nga mediat globale? Kësaj radhe vetëm të fortët kanë dalë në garë. Nuk ka mbetur hapësirë për të vegjlit, as për ata ndryshe. As për Kolën.
Po Kola kush na qenka, tash? Ndonjë kandidat apo kryesues partie, nga ato që shërbejnë vetëm për koalicione, që i vishen ndonjë partie të madhe në një lidhje simbiotike, politike?
Jo, i moçmi fliste për shtëpinë e cila donte një udhëheqës të urtë e të shkathtë. Kola nuk ishte i shkathtë. Ishte simbol i djalit në të cilin prindi nuk kishte besim.
Po kush është prindi i politikës kosovare? Kush janë kandidatët tanë për kryeministër, dhe ata më pak të rëndësishëm për deputet?
I moçmi dikur thoshte se nuk është lehtë me mbajtë parti. “Me qenë lehtë me mbajtë parti, Kola jem i mban tri”, thoshte ai, dikur. Dikur në fakt ai fliste për shtëpi, por ne po e përshtatim thënien duke iu referuar rrethanave të reja. Sot askush nuk rri në shpi. Ose në restorant, ose në parti. Sidomos në fushatë. Kur është mirë partia, mirë është edhe shtëpia. Pastaj, partia të bën edhe shpi.
“Synimi nuk është të jeni Winston Churchil ose Nelson Mandela. Synimi është të jeni ju. Nëse jeni shkencëtar, provoni të jeni shkencëtar, mos provoni të jeni aktivist. Nëse jeni artist, synoni të jeni artist, mos provoni të jeni akademik”, na mëson njëri nga njerëzit më të suksesshëm të komunikimit.
Kush synojnë të jenë kandidatët tanë? A janë ata vetvetja? A përfaqësojnë ata qytetarin dhe hallet e tyre? Si po flasin ata me qytetarin të cilit po ia kërkojnë votën?
Ka mendime se qytetari ynë lirisht mundet edhe të mos marrë pjesë në votime. Vota nuk do të mungojë në kuti. Mediat flasin për një rast, demonstrim se si në diasporë tre veta mund të votojnë për njëzet të tjerë. Ishte trajnim apo vetëm një preventivë? Po kutitë këtu, i ka mbushur tashmë ndokush? Apo e ka në plan ta bëjë?
Dikur, në vendet komuniste, flitej se më e rëndësishme është se kush i numëron, sesa kush voton dhe sesi. Te ne është e rëndësishme edhe kush voton, edhe kush numëron, sepse as elektorati (listat) nuk është i qartë, e as numërimi i sigurt. Vetëm mbikëqyrja ndërkombëtare është e sigurt. Ajo e jep fjalën e fundit. Elektorati vendor do të mbahet i izoluar derisa të votojë ata që duhet, derisa të formojë koalicionin që duhet. Politika tashmë e di këtë. Edhe elektorati.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?