LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt spekulohet për një romancë të re me stilisten Sat Hari Khalsa

Brad Pitt spekulohet për një romancë të re me stilisten Sat Hari Khalsa
Brad Pitt dhe Sat Hari Khalsa (Foto: Marc Patrick/BFA.com)

Brad Pitt tashmë ka një zonjë të re në jetën e tij.

Aktori, 55 vjeç, është duke u takuar me stilisten dhe shëruesen holistike Sat Hari Khalsa, sipas një burimi i cili zbulon ekskluzivisht për Us Weekly.


Sipas burimit, Khalsa, 50 vjeçe, “është tokësore”, dhe është më e thjeshtë sesa gratë me të cilat ka qenë ai në të kaluarën. “Ajo është shumë e fortë dhe ka një mendje të bukur . Kjo është ajo për të cilën po e tërheq Pittin”, thotë më tej burimi.

Brad Pitt dhe Sat Hari Khalsa (Foto: Marc Patrick/BFA.com)

Dyshja për herë të parë ngjallën thashethemet para një viti, kur ata u fotografuan në ‘Conservatory of Music Annual Benefit’ dhe Ankandin e Artit të organizuar nga Red Hot Chili Peppers.

Të gjitha lajmet nga Brad Pitt
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Brad Pitt

Marrëdhënia e tyre, megjithatë, nuk është ende shumë serioze. “Brad nuk është akoma i gatshëm”, vazhdon burimi, por prapë, “Sat është shumë e veçantë për të dhe dikush me të cilin kënaqet duke kaluar kohë”.

Pitt ishte martuar më parë me Jennifer Aniston nga 2000 në 2005 dhe Angelina Jolie nga 2014 deri në 2016. Ai dhe Jolie janë prindër të Maddox, 18 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori