LAJMI I FUNDIT:

AAK-PSD paralajmëron digjitalizim të sistemit të punësimit dhe shkurtim të numrit të ministrive

AAK-PSD paralajmëron digjitalizim të sistemit të punësimit dhe shkurtim të numrit të ministrive

Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate dhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë shpalosur pjesë nga plan programi qeverisës i koalicionit AAK-PSD për reformimin e administratës shtetërore si dhe synimin për ta miratuar Ligjin për Qeverinë, përmes të cilit shkurtohet numri i ministrive, zëvendësministrave dhe numrit ta panevojshëm të zyrtarëve qeveritarë.

Pantina, ka thënë se në kuadër të reformës së administratës, synohet në pikë të parë digjitalizimi i procesit të rekrutimit të punëtorëve, në sektorët e administratës shtetërore, arsimit e shëndetësisë.

“Synimi jonë për qeverinë e ardhshme, është që e para, të fillojmë digjitalizimin e procesit të rekrutimit. Kjo nënkupton se i gjithë aplikimi për të gjitha pozitat në administratën publike, e kur themi administratën publike, nënkuptojmë administratën shtetërore, pra ministritë, arsimin dhe shëndetësinë, do të bëhet në formë digjitale. Aplikimi do të jetë online dhe testi do të jetë baza e vlerësimit. Pra 70% e vlerësimit do të bazohen në testin, i cili do të bëhet në formë anonime. Pra aplikuesi do të ketë shifrën e vet dhe i gjithë vlerësimi do të bëhet pa e ditur emrin e kandidatit”, tha Pantina, thuhet në njoftimin për media.


Ajo tha se përmes këtij veprimi, qeverisja e ardhshme synon ta rrisë transparencën në punësim si dhe cilësinë në arsim dhe shëndetësi.

Ndërkaq, Tahiri foli për Ligjin për Qeverinë, sipas të cilit do të shkurtohet numri i ministrive. Ai ka thënë se ekzistojnë dy versione të propozuara, ai me 12 ministri dhe si dhe tjetri me 15 ministri, që është propozim i preferuar nga vetë ai.

“Ligji për Qeverinë është i përfunduar. Unë kam qenë kryetar i Komisionit për hartimin e këtij ligji. Ky ligj i ka kaluar të gjitha procedurat dhe në kam propozuar dy versione. Versioni me 12 ministri, që është një reformë rapide, të cilën unë nuk e mbështesë në parim sepse e çrregullon totalisht atë që kemi ndërtua qe 20 vjet. Versionin që unë e kam rekomandua te Kryeministri, është ai me 15 ministri”, ka thënë Tahiri para gazetarëve.

Pantina dhe Tahiri u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi temën që pati konferenca, por edhe pyetjeve të tjera që ishin jashtë këtij konteksti, por që kishin të bëjnë me fushatën dhe programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona

Ndërkombëtare
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Premier League
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori