Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për këshillimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e një centrali energjetik me diell me kapacitet 50 MW.
Gjatë qëndrimit në qytetin e Vjenës, ministri Lluka, ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe është shprehur se ky projekt do të gjenerojë rritje ekonomike dhe vende të reja pune.
“Kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zëvendës presidenten e IFC – pjesë e Bankës Botërore, Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50 MW, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese. Zhvillimi i projekteve të tilla të partneritetit publiko-privat, përveç se do të fuqizojë tutje aktivitetin ekonomik të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike e vende të reja të punës, do të ndikojë drejtpërdrejt në ulje të çmimit të energjisë për konsumatorë dhe rritje të transparencës”, u shpreh Lluka.
Ky projekt gjithashtu përmbush një pjesë të obligimeve të Republikës së Kosovës karshi direktivave të Bashkimit Evropian për diversifikim të gjeneratorëve të energjisë elektrike.
“Me marrjen e mandatit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik dy vjet më parë, pata dhënë zotim para qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik të vendit, krijim të kushteve për investime të huaja direkte, diversifikim të resurseve energjetike e promovim të energjisë së pastër me qëllim të mbulimit të nevojës për konsum të brendshëm, respektivisht zvogëlimin e importit e ndërprerjen e humbjeve të biznesit si pasojë e furnizimit jo të rregullt me energji”, shprehet ministri Lluka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite