LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset një autobus në Koçan, gjashtë persona të lënduar

Përmbyset një autobus në Koçan, gjashtë persona të lënduar

Autobusi u përmbys rreth orës 15:00 (mesditë) në hyrje të Koçanit tek hoteli “Nacional” dhe përfundoi përgjatë hekurudhës. Sipas informacioneve paraprake, gjashtë persona janë lënduar të cilët u transferuan menjëherë në spitalin e përgjithshëm të Koçanit.

Autobusi po udhëtonte në rrugën Shtip – Koçan dhe në momentin e aksidentit nuk kishte numër të madh të udhëtarëve. Jozyrtarisht, shoferi i autobusit u përpoq të shmangte një automjet që po pengonte rrugën e tij, me çka për shkak rrugës me lagështi ai përfundoi jashtë rrugës.


Në vendin e ngjarjes hetim po bëjnë policia rrugore./Telegrafi/