Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, ka reaguar ndaj kriterit për gjuhët e huaja për vazhdimin e studimeve në programin e nivelit master dhe doktoratë, duke e konsideruar këtë kriter si të jashtëligjshëm, pasi që vlerëson se është në kundërshtim me statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Sipas statutit të UP-së, në këtë universitet studimet mbahen në gjuhën shqipe, me përjashtim, sipas pikës 2 të nenit 141, kur me vendim të Senatit mund të mbahen edhe në gjuhë të tjera. Pra, gjuha e huaj mund të aplikohet në programe studimi, e jo si pjesë e provimeve pranuese. Prandaj, është absurde që të kërkohet kriter për ndonjë gjuhë në të cilën nuk zhvillohen studimet, e aq më pak që ky kriter t’i kushtëzojë studentët me 20 pikë nga totali i pikëve.
Në po të njëjtin statut, konkretisht në nenet në të cilat filtet për pranimin në studime nuk përmendet kushti për gjuhët e huaja. Madje, as në Ligjin për Arsimin e Lartë nuk parashihet një kriter i tillë.
Me anë të këtij sqarimi për media dhe për opinion publik, informoheni se PSUP nuk është kundër gjuhëve të huaja, sepse kjo organizatë konsideron që njohja e gjuhëve të huaja është e rëndësishme për formimin akademik të studentëve, por organizata është kundër mënyrës se si po iu imponohen studentëve kriteret të tilla për njohjen e këtyre gjuhëve. Edhe para këtij vendimi, studentët e disa drejtimeve janë testuar për gjuhë angleze duke pasur pyetje në provim pranues nga kjo gjuhë, por asnjëherë nuk janë kushtëzuar me certifikatë.
Për të plotësuar këtë kriter duhet që studentët të pajisen me certifikata të testeve ndërkombëtare të nivelit A2 për master dhe B1 për doktoratë, të cilat në Kosovë mund të merren vetëm nga dy institucione: Aglia examination dhe Kolegji AAB, duke bërë kështu që të krijohet monopol dhe ky udhëzim të kthehet në biznes, në dëm të studentëve. Për që është punë biznesi e vërteton edhe fakti që këto testime nuk po i mban qendra e gjuhëve apo Fakulteti i Fiologjisë në UP, në të cilën gjenden departamentet e këtyre gjuhëve”, thuhet në reagim.
Tutje në njoftim thuhet se si pasojë e këtij kriteri që rrjedh nga udhëzimi administrativ i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, ata që pësojnë janë studentët dhe xhepi i familjeve të tyre, sepse për të paguar një test ndërkombëtar duhet deri në 160 euro. Andaj, PSUP apelon që ky vendim të largohet sa më parë, në të kundërtën do të ndërmerren masa deri edhe në protesta së bashku me të gjithë studentët e dëmtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A