Vrima e ozonit që hapet çdo vit mbi Antarktidë është duke shkuar rrugës që të bëhet më e vogla në tre dekadat e fundit, thonë shkencëtarët, shkruan Independent.
Megjithatë, ajo çfarë nuk është assesi e qartë është forma e saj e çuditshme – e cila po kthehet me shpejtësi kah Amerika e Jugut në vend që të përqendrohet te Poli i Jugut, transmeton Telegrafi.
Kjo formë e rrallë që nuk është vërejtur kurrë më parë, tregon shtrembërimin e vorbullës së zakonshme polare, që është përgjegjëse për ruajtjen e temperaturave të ulëta në stratosferë.
Vrima aktualisht është sa afro gjysma e madhësisë së saj që zakonisht duhet të jetë gjatë shtatorit, dhe ndoshta për këtë mund të ketë arritur tashmë madhësinë e saj maksimale, pak më e vogël sesa vetë kontinenti i Antarktidës.
Ozoni është një molekulë që përbëhet nga tre atome të oksigjenit, dhe është përgjegjëse për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultravjollcë nga dielli. Gazi krijohet nga dekompozimi në stratosferë, 20 deri në 30 kilometra mbi Tokë.
Në një atmosferë të pastër, cikli i prodhimit dhe dekompozimit është brenda ekuilibrit. Megjithatë, kimikatet që përmbajnë klor dhe brom e nxjerrin nga ekuilibri, duke rezultuar kështu një rënie të përqendrimeve të ozonit në unazën e Antarktikut gjatë shtatorit dhe tetorit.
Protokolli i Montrealit i nënshkruar në vitin 1987, tenton ta përmirësojë situatën duke ndalur prodhimin dhe përdorimin e kimikateve që shkatërrojnë shtresën e ozonit.
Vrima e ozonit gjatë javës së kaluar ka përfshirë pesë milionë kilometra katrorë, kurse të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar ishte më shumë se 20 milionë, e gjatë vitit 2017 në më shumë se 10 milionë kilometra katrorë, që do të thotë se ndryshon nga viti në vit.
Kushtet për dekompozimin e ozonit ndodhin çdo vit kur Antarktida del nga dimri, kurse reagimet nxiten nga rishfaqja e motit me diell në stratosferën e ftohtë.
Derisa procesi i tkurrjes këtë filloi më herët se zakonisht, atë e ka shkruar një ngjarje e papritur e nxehtësisë që ngriti temperaturën e stratosferës nga 20 deri në 30 gradë.
“Herë pas herë në Antarktidë ka anomali, por askush nuk e di saktësisht se çfarë po e shkakton formën e pazakontë të vrimës së ozonit gjatë këtij viti. Sigurisht se është një fenomen i ri”, ka deklaruar Anna Jones. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje