LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Bashkim Gashi do t’i përgjigjet Speciales kurdo që merr ftesë tash e tutje

Haradinaj: Bashkim Gashi do t’i përgjigjet Speciales kurdo që merr ftesë tash e tutje

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar arsyet se pse ish ushtari i UÇK-së, Bashkim Gashi, ka refuzuar ftesën nga Gjykata Speciale.

“Arsyet pse ai ka refuzuar është se qasja e prokurorit nuk ka qenë adekuate, ka qenë klandestine. Këtij i ka ngjarë se është provokim dhe e ka refuzuar. Ai ka biseduar gjatë marsit dhe në mënyrën inferiore si ka folur iu ka thënë ‘ecni rrugës suaj, nuk kam çfarë të dëshmoj”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë për Klan Kosova se Gashi ftesë ka marrë përsëri para dy jave.


Veterani i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale
Lexo po ashtu Veterani i UÇK-së refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

“Më 24 të këtij muaji i ka ardhë letra të cilën ai nuk e ka nënshkruar duke mos e ditë se a është dëshmitar apo i dyshuar. Ne nuk kemi ditë për këtë rast. Por tash ai është zotuar se kurdo që t’i lajmërohen do t’u përgjigjet”.

“Atyre duhet kërkuar informata secili që merr ftesë sepse thirrjet janë të njëjta vetëm ndryshon emri i personit, si për të dyshuar si për dëshmitar – janë të njëjta. Tash janë edhe 15-16 ftesa, ka edhe emra civil.

“Gjykata është duke dështuar sepse po i prek edhe ata që kurrë s’kanë qenë në UÇK. Kohët e fundit po prekin gjithkund që “de jure” nuk kanë as të drejtë. Po del fjala se kjo gjykatë do të jetë e dështuar. Uroj që legjislatura e re të mos ia vazhdojë mandatin kësaj gjykate. Po vërehet se është gjykatë politike dhe këtë po e dëshmojnë për çdo ditë. Ka të ftuar nga të gjitha rajonet, përsëri nga Llapi, Dukagjini. Cak është UÇK dhe njollosja e luftës tonë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori