LAJMI I FUNDIT:

Gjeneral majori Ben Corell i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po viziton Kosovën

Gjeneral majori Ben Corell i Gardës Kombëtare të Iowa-s, po viziton Kosovën

Gjeneral majori Ben Corell, i cili zëvendësoi gjeneral majorin Tim Orr në cilësinë e  agjutantit  të përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowa-s, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë.

Siç njofton Ambasada e SHBA në Prishtinë, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, që kur u emërua agjutant i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowa-s (Ajovës), gjeneral majori Ben Corell, tha se është i nderuar që përfaqëson Gardën Kombëtare të Iowa-s këtu në Kosovë.

“Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ambasadën e ShBA-së”, citohet të ketë thënë  gjeneral majori Ben Corell.


Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë partner shtetëror i Kosovës duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo që e bëri këtë partneritet shtetëror unik, është se Iowa ka një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, arsimit, atletikës, biznesit privat, energjisë dhe bujqësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori