Kadetët e Gjeneratës së parë të Qendrës për Studime Universitare ( QSU ) tani më oficerë të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ) kremtuan sot 10- vjetorin e diplomimit të kësaj gjeneratë.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin: ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Faruk Geci, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral Irfete Spahiu, gjeneralë të FSK-së, ish- komandantë të QSU-së, si dhe oficerë dhe kadetë të FSK-së, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama: “Forca e Sigurisë e Kosovës me sukses ka arritur të zhvillojë sistem të rekrutimit, shkollimit dhe trajnimit të kuadrove të reja dhe se pikërisht sistemi i tillë serioz dhe i përkushtuar ka bërë që FSK-ja sot të krenohet me oficerët e rinj, si garantuese e vazhdimësisë së suksesshme të institucionit tonë. Qendra për Studime Universitare e FSK-së së shpejti do të jetë ndërkombëtare, ku do të kenë mundësi të shkollohen edhe kadetë nga shtetet mike dhe partnere, – u shpreh ndër të tjera gjeneral Rama.
Gjithashtu edhe gjeneral Irfete Spahiu i përgëzoi oficerët e FSK-së, të diplomuar para dhjetë vitesh si dhe të gjithë oficerët e rinj të diplomuar më pas, duke i porositur që të vazhdojnë të shërbejnë me nder, zell e përkushtim, ashtu siç edhe janë përgatitur dhe zotuar gjatë shkollimit të tyre.
Të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe ish-komandanti i QSU-së, Valon Ahmeti, njëri nga oficerët e parë të diplomuar në SHBA dhe ideator i atëhershëm për ngritjen e Qendrës për shkollimin e kadetëve për shërbim, atëherë si oficerë në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e pas vitit 2009 në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie, u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër me disa momentet sfiduese të kadetëve, gjatë katër viteve të studimit në këtë Akademi, të cilat kanë ngelur ende në kujtesë të kadetëve të kësaj gjenerate.
Në nderim të shkollës së QSU-së, kadetët kanë planifikuar të realizojnë “Javën e QSU-së” , e cila do të shënohet me ceremoni dhe aktivitete të shumta që do realizohen gjatë kësaj javë.
Hapja e kësaj jave u bë sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku u mbajt ceremonia kryesore e këtij manifestimi, në të cilën të pranishëm ishin krerët e lartë të FSK-së si dhe mysafirë specialë, që kishin ardhur t’i nderojnë kadetët e Gjeneratës së parë dhe QSU-në në përgjithësi.
Më pas, të gjithë së bashku mbollën fidanë para Objektit të ri të Qendrës për Studimeve Universitare, në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë oficerët që kanë dalë dhe për ata që janë duke dalë nga kjo qendër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?