Presidenti i Kolumbisë e ka krahasuar Nicolas Maduron me kriminelin e luftës Sllobodan Milosheviq ndërsa ai shkon në një ofensivë diplomatike ndaj socialistit të Venezuelës, duke paralajmëruar se ai do të bënte një gabim “prej budallai” nëse do të sulmonte fqinjin e tij të mbështetur nga SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ivan Duque i bëri komentet në një intervistë të shtunën me The Associated Press përpara se të udhëtonte në New York, ku pritet të dënojë Maduron para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara si një autokrat abuziv.
Duque beson se Maduro nuk është vetëm përgjegjës për katastrofën humanitare të vendit, por është gjithashtu një kërcënim për stabilitetin rajonal për strehimin e supozuar të rebelëve kolumbianë.
“Brutaliteti i Nicolas Maduro është i krahasueshëm me të Sllobodan Milosheviqit”, citohet të ketë thënë Duque, i cili i ka bërë thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë Maduron për abuzime të të drejtave të njeriut.
“Duhet të marrë fund”, ka shtuar ai.
Ndërsa Duque refuzoi të përjashtonte një sulm ushtarak kundër “rebelëve Marksistë” për të cilët ai pretendon se fshihen përtej kufirit, ai tha se çdo agresion nga forcat e armatosura të Venezuelës menjëherë do të shkaktonte një reagim rajonal që mund të përfshijë sanksione shtesë dhe veprime diplomatike.
“Nëse ata konsiderojnë të bëjnë ndonjë marrëzi të tillë, ata e dinë se cilat do të jenë pasojat”, tha Duque.
Në Kombet e Bashkuara, udhëheqësi i ri kolumbian pritet të akuzojë Maduron për mos respektimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të miratuar pas 11 shtatorit 2001, duke ofruar rebelëve statusin e refugjatit, gjë të cilën presidenti i Venezuelës ka mohuar në mënyrë të përsëritur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje