LAJMI I FUNDIT:

Autobusi që transportonte turistë kinezë pësoi aksident, katër të vdekur dhe shumë të lënduar

Autobusi që transportonte turistë kinezë pësoi aksident, katër të vdekur dhe shumë të lënduar

Në aksidentin që pësoi një autobus që po transportonte turistë kinezë në Utah të Shteteve të Bashkuara, gjetën vdekjen katër persona, derisa shumë të tjerë mbetën me lëndime të konsiderueshme.

Brenda ndodheshin 30 persona, përfshirë edhe shoferin, kur autobusi “doli nga rruga dhe u rrotullua në mbrojtëset anësore”, transmeton Telegrafi.


“Lëndime kritike” thuhet se kanë pësuar 12 deri në 15 të pranishëm, derisa dhjetë të tjerë kanë vetëm lëndime të lehta. Të gjithë janë dërguar në spitalet e zonës, disa prej të cilëve janë transportuar edhe me helikopter.

Imazhet e siguruara nga CNN, tregojnë të plagosurit në mes të rrugës, derisa autobusi ende ndodhej i përplasur në rrethoja dhe me shumë mbetje të shpërndara anash.

Punonjësit e një hoteli në afërsi, që njohin gjuhën kineze, iu kanë ndihmuar ekipeve emergjente, që të përkthejnë për turistët kinezë.

Deri më tani, nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, derisa po bëhen përpjekje që të zbardhen arsyet e ngjarjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori