LAJMI I FUNDIT:

Përgjysmimi i Qeverisë, një zotim i kamotshëm elektoral

Përgjysmimi i Qeverisë, një zotim i kamotshëm elektoral
Foto: Ilustrim

Në kuadër të premtimeve parazgjedhore partitë politike kanë nisur të zotohen se do ta zvogëlojnë numrin e ministrive nga 21 sa janë aktualisht në 12 sosh.

Dy partitë që në legjislaturën e fundit kanë qenë në opozitë, LDK-ja e LVV-ja, po deklarohen të bindura se ndër veprimet e para që do t’i ndërmarrin, në rast se vijnë në pushtet, do të jetë pikërisht ky hap, zvogëlimi i numrit të dikastereve qeveritare.

Në anën tjetër, zyrtarë të qeverisë në largim, të cilët kanë drejtuar Komisionin për Hartimin e Projektligjit për Qeverinë, kanë thënë se opsioni për funksionimin e Qeverisë me 12 dikastere është propozim i tyre, shkruan gazeta Zëri.


Në kuadër të kësaj, ata kanë pohuar se Projektligji për Qeverinë është zgjidhja e plotë e parimeve dhe kufizimeve të qeverisë dhe kulmi i reformës në administratën publike.

Ani pse tashmë ekziston një draftligj për Qeverinë, përfaqësuesit e shoqërisë civile mbeten skeptikë për jetësimin e këtij opsioni.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori