LAJMI I FUNDIT:

Shpërblimet për nxënësit fitues në garën për Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe për Dituri

Shpërblimet për nxënësit fitues në garën për Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe për Dituri
.

Për herë të parë në Kosovë, në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për implementimin e Programit Nacional për Rininë në mënyrë institucionale janë organizuar gara për të gjithë nxënësit pa dallim. Të gjithë nxënësit fitues të garave janë shpërblyer dhe marrja e tyre është në proces.

Nga kjo garë e përgjithshme në nivelin shkollor, komunal dhe republikan të Garës Nacionale në Dituri si dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republika e Kosovës në nivelin fillor të mesëm të ulët dhe në nivelin e mesëm të lartë, janë shpallur 44,723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.


Në nivelin shkollor janë gjithsej 40, 624 fitues. Të gjithë do të pajisen me certifikata nga qeveria e të cilat janë në përfundim të shtypjes.

Në nivel komunal vetëm në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik kemi 2078 fitues. Të gjithë fituesit do të pajisen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh, të cilat do të jenë të mbështjella me paketim të veçantë.

Në nivel komunal për garën e Diturisë kemi gjithsej 1467 fitues. Të gjithë fituesit do të pajisen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh.

Po ashtu, të gjithë nxënësit fitues të nivelit shkollor të Diturisë klasa e I-rë dhe e II-të do të pajisen me nga një set librash pasi që gara për ta mbaron në këtë nivel për shkak të natyrës së garës e cila e ka ruajtur karakterin thelbësor të lojës në formësimin e saj.

Të gjithë fituesit e garave të nivelit komunal do t’i marrin shpërblimet dhe çmimet nëpër shtatë rajonet e Kosovës, me atë rast do t’i marrin edhe certifikatat e vendeve të para që kanë zënë të gjithë nxënësit fitues. Në nivelin republikan të Garës Nacionale në Dituri ka pasur 131 fitues të bursave, vlera totale e së cilës do të ndahet është 35,980 euro.

Në po këtë garë, 215 nxënës fitues do të marrin pjesë në kampe kreative, shuma e së cilës është 64,500 euro.

Ndërkaq, për Garën Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, 154 nxënës kanë fituar bursa vlera e përgjithshme e së cilës është 32,260 euro. Ndërkaq, janë 193 nxënës fitues të kampeve kreative që ka vlerën 57,900 euro.

Për informim korrekt të opinionit, ju njoftojmë se librat për të cilat është shpallur tenderi në vlerë prej 287,892 eurosh do t’u dhurohen 6,026 nxënësve fitues të garës së nivelit komunal në Garën Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik si dhe Garës Nacionale në Dituri si dhe të gjithë nxënësve fitues të klasës së I-rë dhe të II-të në garën e Diturisë niveli shkollor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori