Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se kishte një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai bazohej në modelin e Hong Kongut.
Koshtunica, siç shkruan ‘Kurir’, përcjell Telegrafi, thotë se ky model do të ishte kompromis, i cili do të përjashtonte të gjitha opsionet ekstreme dhe do të ishte i suksesshëm, i qëndrueshëm dhe funksional.
“Një autonomi e mbikëqyrur, për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur, në pajtim me Kartën e OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Në këtë mënyrë do t’u mundësohej shqiptarëve në ‘Krahinën Autonome të Kosovës’, që vetë të qeverisin dhe të realizojnë interesat e tyre. Në anën tjetër Serbia, në pajtim me Kartën e OKB do të ruante sovranitetin dhe integritetin”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.
Pas tërheqjes nga funksionet shtetërore dhe partiake, Koshtunica është tërhequr nga jeta politike, dhe në paraqitjen e tij pas një kohe të gjatë, ka vlerësuar se “propozimi i tij për autonomi substanciale do të siguronte një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme për statusin e Kosovës”.
Ai megjithatë nuk është deklaruar qartë në pyetjen nëse propozimi i tij sot do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?