LAJMI I FUNDIT:

Lokvenec: Politikat ekonomike të Qeverisë janë konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare

Lokvenec: Politikat ekonomike të Qeverisë janë konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare

Politika ekonomike e qeverisë së LSDM-së është konfirmuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ngriti vlerësimin e saj nga BB në BB + për herë të parë pas 13 vjetve, tha deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec, në emisionin “Top Tema”.

Lokvenec shtoi se politikat e krijuara nga qeveria e LSDM-së që synojnë mbështetjen e investimeve, produktivitetin e kompanive, uljen e papunësisë janë prova të mbështetura nga argumente në lidhje me drejtimin e vërtetë të politikës ekonomike të qeverisë.


“Jo vetëm që kemi paralajmëruam një vit financiar, ne po e dëshmojmë atë me numra dhe parametra që janë të dukshme”, tha Lokvenec, duke shtuar se rritja e parashikuar e BPV-së prej 3.2 përqind u rrit në 3.6 përqind, siç konfirmohet edhe nga Banka Botërore.

Në lidhje me investimet kapitale, deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec tha se është shumë e rëndësishme çështja nëse investimet kapitale përdoren për investime që krijojnë vlerë të shtuar për qytetarët apo shërbejnë vetëm për të treguar forma dhe numra./Telegrafi/