LAJMI I FUNDIT:

Banorët në Graçanicë ankohen se po rrezikohen nga tensioni i lartë, KEDS-i thotë të kundërtën

Banorët në Graçanicë ankohen se po rrezikohen nga tensioni i lartë, KEDS-i thotë të kundërtën

Banorët e lagjes “Ulpiana e Re” në komunën e Graçanicës, po ndihen të rrezikuar nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë. Ata thonë se pavarësisht kërkesave të tyre drejtuar organeve kompetente, nuk është ndërmarrë asgjë. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar KEDS-i.

Esad Sopjani, banor i lagjes ‘Ulpiana e Re’ në Gracanicë, thotë se tash e një kohë po rrezikohet nga tensioni i lartë që vjen nga kjo shtyllë elektrike pothuajse gati e rrëzuar.


“Prej një kohe të gjatë jemi të rrezikuar nga shtyllat elektrike sepse kalon mbi shtëpitë tona. Kemi bërë kërkesën në KEDS por nuk e kanë marrë parasysh. Vetëm kanë qenë e kanë shikuar. Punëtorët kanë thënë se është shumë e rrezikshme”, shprehet për RTV Dukagjinin, Esad Sopjani.

E për rrezikun nga kjo shtyllë njëjtë është shprehur edhe Agron Sadiku.

“Rreziku është jashtëzakonisht i lartë për arsye se kjo shtyllë është e tensionit të lartë dhe mund të bëhet edhe më e rrezikshme kur të fillojnë shirat e që mund ta rrezojnë atë”, thotë banori tjetër Agron Sadiku.

Mirëpo, nga KEDS-i thonë krejtësisht të kundërtën.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it ka thënë se ekipet përgjegjëse pas ekzaminimit kanë vërtetuar se kjo shtyllë nuk paraqet rrezik siç kanë pretenduar banorët.

“Ekipet profesionale të KEDS-it kanë qenë atje, madje disa herë dhe kanë konstatuar se shtylla nuk paraqet ndonjë rrezik…Nëse ne e konstatojmë ndonjë rrezik nuk qëndrojmë duarkryq, reagojmë menjëherë dhe intervenojmë duke eliminuar rrezikun”, deklaroi Viktor Buzhala.

Ndërsa sipas Sopjanit gjendja e saj që po paraqet rrezik për tërë lagjen, dita ditës po shkon duke u keqësuar./ShpresaMusliu/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori