Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një qeveri reformatore.
Limaj që ka marrë pjesë në debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol ka paraqitur programin qeverisës të koalicionit.
Ai ka folur edhe për dialogun me shtetin serb dhe për taksën e vendosur nga Kosova për produktet që importohen nga Serbia.
“Prioritet është dialogu, politika e jashtme, pastaj bujqësia, ku ne besojmë se bujqësia ofron mundësi për vende pune, një mundësi që vendi ynë duke investuar në bujqësi të rrit ekonominë familjare. Tashmë në viteve të fundit jemi munduar ta fusin paketën sociale edhe në qeveri edhe në Kuvend. Paketa sociale nënkupton shtesat për fëmijët. Sigurimin social e kemi obligim. Sigurimi shëndetësor, nuk mund të kemi shëndetësi të mirëfilltë pa pasur sigurime shëndetësore”, tha ai.
Limaj tha se prioritet e kanë edhe mbrojtjen e prodhuesve vendor si dhe fuqizimin e diasporës.
Tjetër prioritet Limaj tha se e kanë edhe reformën në drejtësi. Pretendenti për kryeministër është pyetur se cili do të jetë vendimi i parë si kryeministër.
“Një kafe joformale me ministrat, unë do t’ua jap një afat gjashtë mujor për ministrat ku do të matet performanca e tyre”, tha ai.
Limaj është pyetur se më kë mund të bëjë bashkëpunim pas zgjedhjeve.
“Një ministër nuk mund të bëjë vete reforma, duhet vullneti i kryeministrit. Unë nuk do të pranoja të bashkëpunoja nëse nuk merremi vesh për pikat programore. Duhet me i lënë 2 ose tri pika të cilat ose futen me to ose nuk hy hiç”, tha ai.
Limaj ka folur edhe për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa se kjo do të jetë një nga temat e para me të cilat do të merret qeveria e ardhshme. Limaj tha se edhe për çështjen e taksës duhet të negociohet.
“Pa një përmbyllje të temave të hapura me Serbinë nuk do të ketë investime siç presim. Këto investime janë të domosdoshme për të rritur zhvillimin ekonomik. Për të pasur investime duhet siguri dhe drejtësi, siguri do të thotë mbyllja e çështjes me Serbinë. Qeveria e Kosovës detyrën e parë e ka këtë çështje. Dialogu do të jetë tema qendrore. Një marrëveshje e mundshme me Serbinë duhet të ketë besimin në Kuvend dhe të qytetarëve. Taksa, asnjëherë nuk ka ndryshuar mendimi im për taksën. Taksa u vendos dhe do të hiqet kur pushojnë arsyet. Mendoj se duhet të kemi negociata edhe për taksën”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës