LAJMI I FUNDIT:

Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen dosje për kompensim të dëmeve të luftës

Në Gjykatën Kushtetuese dorëzohen dosje për kompensim të dëmeve të luftës

Për herë të gjatë Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, në Gjykatën Kushtetuese ka dorëzuar dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Drejtori i Shoqatës për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta ka deklaruar se sot i kanë dorëzuar kontingjentin e radhës së dosjeve me qëllim që Kushtetuesja ta korrigjoj lëshimin që e ka bërë Gjykata Supreme, e cila nuk e ka njohur procedurën e revizionit.

“E kemi shpresën që Gjykata Kushtetuese në cilësinë e gardianit tani ta korrigjoj lëshimin që e ka bërë Gjykata Supreme….Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është negativ, i Supremes negativ nuk e lejojnë procedurën e revizionit ne kemi kërkuar procedurën e revizionit me iu hy lëndëve dhe me e shqyrtua ligjshmërinë e nxjerrjes së tyre dhe me konstatua se a janë në përputhshmëri me apo jo…Në të gjitha deri tani negative edhe kjo, kjo nuk do thotë që i refuzojnë por e kanë një shprehje papranueshmëri”, u shpreh Bejta.


Derisa ka deklaruar se kërkesa për kompensim bëhet për shtetin e Serbisë, Bejta tha se deri tani rreth 1200 dosje janë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ku vlera e dëmit njerëzor dhe material shkon deri në 4 milionë euro.

Udhëheqësi i “Ngritja e Zërit” ka apeluar tek të gjitha subjektet politike që të merren seriozisht me trajtimin e kësaj çështje.

“Këto kërkesa i drejtohen qeverisës së Serbisë me bë kompensim sepse ajo ka përgjegjësi kolektive sepse lufta është udhëhequr nga gjeneral të Ushtrisë dhe Policisë Serbe, andaj ngritja e zërit është me konsistencë aktive dhe permanente të ushtroj dhunën juridike deri në realizim të petitumit në kuptimin e dëmshpërblimit të qytetarit i cili ka pësuar në luftën e fundit 1999…Deri tani janë 1200 qytetar apo dosje kemi dosje që shkon shuma deri 3 milionë apo 4 milionë euro pasi që ka edhe deri më 6 të vrarë dhe kemi me ekonomi tërësisht të rrënuar. Bëjmë apel tek subjektet politike që janë në garë për ta marr timon e qeverisë që posa ta bëjnë Kuvendin t’i qasim evitimit të padrejtësive të cilat i kanë bërë pareshtur që nga viti 1999, pra të është përkushtimi për të drejtën e qytetarit të nëpërkëmbur për 20 vite”, tha ai.

Bejta po ashtu e shprehu nevojën që të ketë zyre të shoqatës “Ngritja e Zërit” në çdo komunë, pasi që edhe kjo po shkakton telashe për familjet që kërkojnë dëmshpërblim .

Kujtojmë që Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit” edhe më herët ka dorëzuar dosje në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilave ka kërkuar kompensimin e dëmeve të luftës. /KP/