LAJMI I FUNDIT:

I veshur si Aladini dhe i lyer me ngjyrë të zezë, fotografitë dhe videot e Justin Trudeau që po kritikohen ashpër nga qytetarët kanadezë

I veshur si Aladini dhe i lyer me ngjyrë të zezë, fotografitë dhe videot e Justin Trudeau që po kritikohen ashpër nga qytetarët kanadezë

Pas publikimit të fotografive dhe videove të kryeministrit kanadez Justin Trudeau, ku shihet i veshur me rroba të Aladinit dhe me fytyrë të lyer me ngjyrë të zezë, është zbuluar se të paktën edhe në dy raste tjera ishte maskuar si një burrë me ngjyrë.

“Është dashur asokohe të di më shumë, por nuk kam ditur. Pendohem shumë për atë çfarë kam bërë. Jam veshur si Aladini dhe kam lyer fytyrën. Nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë”, ka deklaruar Trudeau pas publikimit të fotografive të para, transmeton Telegrafi.


Fotografitë ishin shkrepur gjatë një ahengu të organizuar në vitin 2001  me temë “1001 netë” në një shkollë të mesme në Vankuver, ku Trudeau epte mësim. Trudeau asokohe ishte 29-vjeç, kurse kjo fotografi ka përfunduar në librin e shkollës.

E pasi publikisht kërkoi falje, u shfaq një video tjetër, ku shihet duke performuar rege i maskuar si një burrë me ngjyrë. Edhe kjo foto ishte shkrepur gjatë një gare për talent në shkollë, asokohe Trudeau kishte lyer fytyrën me të zezë dhe mbante parukë në kokë.

Kjo fotografi ka përfunduar në rrjetet sociale, kurse më pas Trudeau ka pranuar se ishte maskuar si një afrikan. Portali kanadeze Global Neës i ka publikuar videon e tretë të maskimit. Bëhet fjalë për një video nga vitet e 90-ta, ku ai kishte lyer duart dhe fytyrën me të zezë dhe ka në kokë një parukë.

Kujtojmë se Kanadaja pritet që pas pesë javëve të mbajë zgjedhjet parlamentare, e ky skandal do të mund t’ia shkatërronte imazhin politik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori