LAJMI I FUNDIT:

Pijet e falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së më shumë vijnë nga Maqedonia e Veriut

Pijet e falsifikuara alkoolike në tregun e BE-së më shumë vijnë nga Maqedonia e Veriut

Shërbimet doganore në Bashkimin Evropian kanë parandaluar hyrjen e prodhimeve të falsifikuara dhe të rrezikshme në tregun evropian në vlerë prej 740 milionë euro gjatë vitit 2018, bëri të ditur sot Komisioni Evropian.

Prej tyre pijet e falsifikuara alkoolike në një pjesë më të madhe vijnë nga Maqedonia e Veriut, derisa Turqia është burimi kryesor i prodhimeve kozmetike dhe parfumeve, si dhe të llojit tjetër të pijeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Bosnja e Hercegovina më shumë mbërrijnë paketime të rrejshme, nga India pajisje informative false, ndërsa nga Kamboxha cigare të falsifikuara.


Prodhimet kineze të cilat mbërrijnë në tregun evropian edhe më tej më së shumti i shkelin rregullat evropiane në pronësisë intelektuale, thonë nga Komisioni Evropian.

Është rritur numri i celularëve të falsifikuar, tonerëve, dhe prodhimeve të tjera nga Hong-Kongu.

Më shpesh artikujt e mbajtura në kufijtë evropianë kanë qenë prodhimet për kujdes shtëpiak si ilaçe, lodra dhe pajisje elektrike në vlerë prej 37 për qind, pastaj cigaret me 15 për qind.

Gjithsej rreth 27 milionë artikuj e kanë shkelur të drejtën e pronësisë intelektuale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori