Shkrimtari Ismail Kadare është përzgjedhur fitues i Çmimit “Pak Kyongni 2019”. Në njoftimin e bërë nga Kim Uchang, kryetar i komisionit përzgjedhës, thuhet se “…veprat e Ismail Kadaresë i bëjnë lexuesit të mendojnë dhe të ndjejnë fort marrëdhënien e tyre me ngjarje të caktuara të historisë”. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi do të mbahet më 26 tetor 2019, në Qendrën Kulturore “Toji” të Koresë së Jugut.
Ky çmim shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit bëhet pasi shqyrtohen rreth 350 autorë nga mbarë bota, të cilët përmbushin kriteret e përcaktuara.
Që nga muaji korrik, komisioni përzgjedhës kishte përpiluar listën e pesë autorëve më të mirë, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar; Margaret Atwood (Kanada), Antonio Muñoz Molina (Spanjë), Eduardo Mendoza (Spanjë) dhe Yan Lianke (Kinë).
Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor “Toji”, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni. Çmimi nderon çdo vit një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin në fushën e letërsisë.
Në vitin 2018, me këtë çmim u nderua amerikani Richard Ford, ndërsa në vitin 2017 çmimi iu dha britanikut Antonio Byatt. Fitues të mëparshëm kanë qenë Ngugi wa Thiong’o (Kenia, 2016), Amos Oz (Izrael, 2015), Bernhard Schlink (Gjermani, 2014), Marilynne Robinson (SHBA, 2013), Ludmila Ulitskaya (Rusi, 2012) dhe Choi In-hun (Kore, 2011).
Pak Kyongni konsiderohet si nëna e letërsisë moderne koreane. Ka lindur më 28 tetor 1926. Ka botuar tregimin e parë në vitin 1955. Në vitet 1960 i kushton vëmendje temave sociale. Më pas, deri më 1994 shkroi romanin epope “Toka”, në njëzet vëllime. Ky roman përfshin historinë e Koresë nga fundi i shekullit XIX deri në çlirimin e Koresë nga Japonia më 1945. Ky roman Epope, kryevepër e letërsisë koreane, përfshihet në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
Kështu foli Nietzsche: Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet!
Shfaqja që thërret njerëzoren!
“Dekalogu” i Ballit Kombëtar
Jeta në komunizmin shqiptar
Masonët në kufirin midis faktit dhe sajesës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë