Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas dyshimeve për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhuar nga KRU “Radoniqi”, ka marrë mostrat e ujit, ku sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyçjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes, andaj kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.
Instituti thotë se sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyçjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes, andaj apelohet që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.
“Në pritje të analizave dhe gjendjes aktuale, Instituti Kombëtar rekomandon KRU ‘Radoniqi’ të sa më shpejtë të normalizojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrojtën për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit. IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale duke ofruar mbështetje profesionale dhe bashkëpunim në vazhdimësi me KRU ‘Radoniqi’. Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Situata epidemiologjike dhe sanitacioni, sipas institutit, janë në kontroll të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City