LAJMI I FUNDIT:

Bënte “surf”, kur shkoi në shtëpi e kuptoi se diçka e pazakontë kishte ndodhur – meteori mbi kokë të tij fluturon

Bënte “surf”, kur shkoi në shtëpi e kuptoi se diçka e pazakontë kishte ndodhur – meteori mbi kokë të tij fluturon

Një “surfist” aksidentalisht ka filmuar meteorin që mënyrë spektakolare po fluturonte në qiell, duke mos e ditur një gjë të tillë derisa e postoi videon në internet.

Dorian Cieloch nga qyteti gjerman Bremerhaven, po bënte “surf” në afërsi të Wremen, kur ndodhi diçka e pazakontë mbi kokën e tij, transmeton Telegrafi.

Dorian që ka në pronësi që shet pajisje për “surf” po filmonte veten me kamerë GoPro, me qëllim që të bindet se produkti i tij i ri është i cilësisë së lartë.


Megjithatë vetëm kur shkoi në shtëpi vërejti diçka që po shndriste në qiell, kur e analizoi me vëmendje e kuptoi se bëhej fjalë për një meteor që fluturon dhe pas pak shpërthen në qiell. /Telegrafi/