Kryetari i Komisionit parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve në Parlamentin gjerman, Patrick Ernest Hermann Sensburg, ka vlerësuar procesin e implementimit të reformës në drejtësi.
Teksa çmoi punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ai tha se reformat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Të jem këtu në këtë ndërtesë, më duhet të them se ndjehem mjaft i impresionuar teksa shoh në hyrjen e saj gjithë xhamin dhe mesazhin që mbart mbi transparencën. Kjo është më e rëndësishmja, një ndryshim se si një qeveri përpiqet të përmirësojë institucionet demokratike, qeverisjen demokratike dhe besoj se kjo godinë është gjithashtu një shenjë për mënyrën së si demokracia funksionon, e hapur me institucionet e përfshira. Duke sjellë këto tre institucione së bashku nën një çati dhe ky është një ndryshim i vërtetë”, u shpreh Sensburg.
Sa i përket integrimit ai nënvizoi se Shqipëria ka marrë nisma pozitive që janë 100% në drejtimin e duhur.
“Shqipëria nuk i ka përmbushur 100 % kushtet të shkruara në letra dhe unë mendoj se asnjë vend nuk i ka përmbushur 100 %. Qeveria ka shumë propozime dhe ka ndërmarrë nisma që janë 100% në drejtimin e duhur, dhe në fund kjo është ajo që vlen për t’u diskutuar në javën e diskutimeve për çeljen e negociatave”, tha ai.
Më tej, Sensburg u ndal te reforma në drejtësi ku tha se Shqipëria po bën përpjekje shumë te mëdha edhe ne rrjetin ndërkombëtar të institucioneve.
“Në lidhje me reformën në drejtësi, askush nuk e di më mirë se sa kjo shkollë e të tria institucionet që janë bashkuar këtu nën të njëjtën çati ndryshimin e madh. Progresi është i qartë, që nga KLGJ, KLP, KED, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm sipas vettingut të gjyqtarëve dhe prokuroreve. Edhe nga EUROJUST kemi pasur shumë progres pozitiv me marrëveshjen me Shqipërinë dhe të gjithë janë të mendimit që Shqipëria po bën përpjekje shumë te mëdha edhe ne rrjetin ndërkombëtar të institucioneve”, nënvizoi Sensburg.
Nga ana tjetër, ministrja Gjonaj falënderoi deputetin gjerman për të gjithë përkrahjen.
“Patrik vjen nga një eksperiencë e gjatë si jurist dhe profesor në Gjermani dhe ka qenë gjithmonë një mbështetje e fortë për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, por njëkohësisht theksoj edhe për mua si Ministre Drejtësie. Kemi pasur mundësinë të takohemi disa herë në Berlin dhe për z.Sensburg është hera e parë që vjen në Tiranë. Kanë qenë pikërisht këto takime të cilat na kanë ndihmuar edhe ne për të përçuar zërin dhe rezultatet tona sa i përket reformës në drejtësi. Falë angazhimit të tij, por edhe njëkohësisht disa deputetëve të koalicionit të CDU/CSU si dhe kancelarisë gjermane, unë sot jam më se e bindur që deputetët gjerman ashtu si edhe publiku janë të mirëinformuar mbi reformat e forta shtetformuese që ka bërë Shqipëria gjatë këtyre viteve të fundit dhe që, nëse ne në tetor do të kemi një dritë jeshile për hapjen e negociatave, do të jetë edhe për shkak të mbështetjes që na kanë në rrugëtimin tonë z. Sensburg personalisht por edhe miqtë e Shqipërisë”, u shpreh Gjonaj.
Gjonaj u ndal te puna e bërë për implementimin e reformës në drejtësi dhe rezultatet e arritura.
“Ne sot, të gjithë bashkërisht duhet të jemi krenar për çfarë kemi arritur. Kemi rrëzuar një sistem të kalbur dhe nga kemi ringritur një sistem të ri nga themelet. Jam e sigurt që eksperienca jonë, dhe arritjet tona, do të jenë shembull për t’u ndjekur nga shumë vende të rajonit, apo edhe vende të tjera që sot mbase edhe janë vende anëtarë të Bashkimit Europian. Prandaj diskutime të tilla i shërbejnë mjaft mirë dhe duhet të shfrytëzojmë momentin jo vetëm për të vlerësuar arritjet, por njëkohësisht edhe për të diskutuar me një një grup më të gjerë profesionistësh, gazetarësh, magjistratësh të rinj”, nënvizoi Gjonaj./TCh/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhvilluan gara në rrugën Gjilan-Kamenicë, policia ua ndalon vozitjen për një vit dy shoferëve
Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Falë tij, shqiptarët në RMV po jetojnë ditët më të mira
Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit