LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet policia ukrainase, person i paidentifikuar qëndron mbi urë me pushkë automatike – kërcënon se do ta hedh në erë urën

Alarmohet policia ukrainase, person i paidentifikuar qëndron mbi urë me pushkë automatike – kërcënon se do ta hedh në erë urën

Një burrë për të cilin mediat ukrainase pretendojnë se është Oleksi Belko nga Krimea, ka kërcënuar se do ta hedhë në erë urën në Kiev, ku edhe gjendet stacioni i metrosë.

Komandanti i policisë së Kievit, Andrey Krishchenko, ka bërë të ditur se ia ka hapur zjarr. Kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të njësive speciale që po e cilësojnë rastin si përgatitje për sulm terrorist, transmeton Telegrafi.


“Një burrë i panjohur po gjuan me armë dhe po kërcënon me shpërthim të urës. Jemi duke kryer një aksion policor, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë anëtarë të njësive speciale. E për shkaqe sigurie është ndaluar trafiku i veturave dhe trenave”, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet e deminimit, e trafiku rrugor dhe ai hekurudhor nga “Dnjepar” deri në metronë e Kievit “Lesna” është mbyllur.

Dëshmitarë të shumtë okularë kanë bërë të ditur se ky burrë ishte ngjitur mbi urë, kishte nxjerrë një pajisje që ngjante me ato që shpërthejnë bombat me telefon nga distanca, dhe kishte shtënë me pushkë automatike në ajër. Ky burrë gjithashtu ka kërcënuar se do të hedhë në erë institucionet shtetërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori