Me rastin e ndarjes nga jeta të simbolit të qëndresës dhe sakrificës, Fatime Hyseni, nënës së tre dëshmorëve të kombit, Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hyseni, është mbajtur mbledhje komemorative, e cila është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.
Në fjalën e rastin, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka folur në emër të Lutfi Hazirit, ka deklaruar se Fatime Hyseni është sinonim i nënës fisnike, të njeriut të qëndresës dhe sakrificës, duke i dhënë atdheut tre djem dëshmorë.
“Nëna Fatime nuk është më në mesin tonë, por vepra e saj prej heroine në shërbim të atdheut, do të jetoj për sa të jetë jeta. Është rast i rrallë që një nënë i jep atdheut tre djem dhe qëndron me krenari, dinjitet e vendosmëri deri në frymën e fundit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëluftëtarëve të Ramadan, Shaban dhe Ilmi Hysenit”, ka thënë Ismaji.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, theksoi se sot jetojmë të lirë në saje të kultivimit të ndjenjës së lirisë nga nëna Fatime për bijtë e saj.
“Nëna Fatime ka pasur vështirësitë e jetës ashtu si të gjitha nënat e heronjve dhe njerëzve që janë flijuar për vendin tonë. Nuk ka qenë e lehtë për të, për shokët e qytetarët, ajo periudhë kur armiku donte të shfaroste qenien shqiptare, por që me vetëdije të plotë, djemtë e nënës Fatime u vunë në rreshtin e UÇK-së, që përfundimisht i dhanë goditjen e fundit armikut shekullor. Të rralla janë nënat që i përcjellin djemtë për sakrificën e fundit”, tha Isufi.
Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, ka folur Qëndrim Baftiu, ndërkaq në emër të familjes Hyseni ka folur nipi i Fatimes, Eugeni, i cili e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për organizimin e kësaj akademie dhe për telegramin e ngushëllimit./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe