Dy subjekte politike ende kanë borxh në PZAP, për shkeljen e rregullave në zgjedhjet e vitit 2017
Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte dënuar subjektet politike më 257 mijë e 230 euro për shkak të shkeljeve që kishin bërë gjatë procesit zgjedhor.
Deri më tani subjektet politike kanë paguar gjithsej 251 mijë e 450 euro, kurse papaguar kanë mbetur edhe 5 mijë e 900 euro.
Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku tregoi për Telegrafin se cilat janë subjektet të cilat nuk kanë paguar gjobat.
“Subjekti politik Alternativa është gjobitur me 15,450.00 euro dhe deri me tani ka paguar 11,750.00 euro, ndërsa pjesën tjetër të borxhit në shume prej 3.700.00 euro do ta paguaj në këste sipas një marrëveshje/ujdie të arritur në mes të PZAP-it dhe Subjektit Politik Alternativa. Subjekti politik KTAP është gjobitur me 2,200.00 euro, nuk ka paguar gjobat”, ka thënë Desku.
Ai ka shtuar se PZAP-i në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjet tjera te aplikueshme të Republikës se Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për inkasimin/përmbarimin e këtij borxhi nga subjekti politik në fjalë.
“Subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat nuk do të mund te certifikohen për te marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.
Desku tha se subjektet politike kryesisht janë gjobitur për shkak te shkeljes se kodit te mirësjelljes se subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve te tyre te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Me neni 33 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP-së) janë të sanksionuara Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike, ku në mënyrë të qartë thuhet se gjatë periudhës së fushatës që nënkupton fushatën zyrtare të zgjedhjeve, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidateve të tyre ju ndalohet bërja e fushatës zgjedhore. Në LZP nuk është përfshirë sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve e qe nënkupton se PZAP-i nuk mund të caktoj dënime lidhur me këto aktivitetet qe po bëjnë subjektet politike ne këtë kohë. PZAP-i, mund te caktoj dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. të LZP-se vetëm gjatë periudhës se fushatës zyrtare zgjedhore”, ka thënë ai.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatë të cilët garojnë për deputetë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në KQZ është bërë edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles