Dikush e pa në lëvizje me shpejtësi dhe kapi pamjet, tingulli që lëshoi Mercedes-AMG One ishte i mahnitshëm
Hera e parë që shihet në lëvizje, tingulli që dëgjohet prej saj është i mahnitshëm
Mbetet një nga super-veturat që të gjithë janë duke e pritur, ndërsa deri më tani, Mercedes-AMG One është parë vetëm në imazhe të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Në një organizim privat që është zhvilluar nga Mercedes në Baden-Baden të Gjermanisë, u shfaq edhe në lëvizje dhe dikush arriti që ta filmonte.
Pamjet janë të shkurtra, por mjafton të dëgjohet tingulli i mahnitshëm që lëshon, kur lëvizë me shpejtësi, që dallon shumë nga makinat tjera. Kjo makinë sikur e garave, por që është për rrugë, tingëllon shumë me Formula One.
Motori me 1.6 litra V6 Formula 1, në kombinim me katër motorë të fuqishëm elektrikë, i mundësojnë të prodhojë 1,200 kuaj fuqi, si asnjë tjetër hibrid i këtij lloji. Por, duhet thënë se ky është ende një prototip dhe makina që del prej prodhimit, ka mundësi të jetë ndryshe.
Ishte thënë që Mercedes-AMG One të lansohej këtë vit, apo në fillim të vitit që vjen, mirëpo ndërtimi saj po hasë në shumë vështirësi, andaj lansimi është shtyrë për vitin 2021.
Vetëm 275 njësi të kësaj makine hibride do të prodhohen, derisa do të kushtojnë duke filluar nga 2.4 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Zhvillimi i SUV-it elektrik Polestar 3 është drejt përfundimit
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City