Limaj në Gjakovë: Nën qeverisjen time do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shëndetësore
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në takimin me strukturat dhe simpatizantët e kësaj partie në Gjakovë, shprehi bindjen se nëse diku në Kosovë duhet të frymojë socialdemokarcia, kjo është në Gjakovë.
Ai tha se edhe angazhimi i kësaj partie në qeverisjen e ardhshme, është për pako sociale, sigurim shëndetësor, shtesat për fëmijë, për reforma pensionale, ligji për lehonitë për mbrojtjen e grave vetushqyese. Po ashtu sipas tij, bujqësia dhe industria e Gjakovës duhet të kthehen në promotor të zhvillimit të vendit.
“Pakoja sociale është një ndër prioritet e mija, duke filluar nga sigurimi social e shëndetësor për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të vazhduar me shtesat themelore për fëmijët tanë. Çdo prind duhet t’i gëzojë shtesat e fëmijëve, pavarësisht punon apo nuk punon. Dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë. Ne do të angazhohemi për reforma pensionale, pensionistët e Kosovës meritojnë që pjesën e mbetur të jetës ta kalojnë në dinjitet. Angazhim tjetër do të jetë ligji për lehonat, sepse nënat tona, motrat tona, gratë tona duhet të shpërblehen dhe të kenë përkujdesjen ligjore gjatë kohës së shtatzënisë dhe pas saj. Qindra familje kosovare kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Ne ndihemi krenarë që sot në këto dy vite sa ka qeverisur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që Fazliu ka qenë këshilltarë në këtë ministri, janë 27 mijë njerëz që janë trajtuar për këto dy vite në for ma të ndryshme për punësim”, theksoi Limaj.
Sekretari i përgjithshëm në Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, është një njeri që asnjë herë nuk njeh humbje. Por, sipas Sherifit, vetëm edhe një betejë e ka kryetari Limaj, atë për kryeministër.
“Pse Limaj duhet të jetë kryeministër dhe ti fitoj zgjedhjet? Për tri arsye, sepse është njeri që nuk njeh asnjë herë humbje, të gjithë betejat që është përballë deri më tani i ka fituar… Vetëm edhe një i ka mbet, të fitojë betejën për të arritur finalen me Serbinë si kryeministër i Republikës së Kosovës”, deklaroi Sherifi.
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë njëherësh edhe kandidat për deputet, Fazli Hoxha theksoi se janë bashkuar për të dhënë kontributin që kanë dëshmuar me punën e kësaj partie për çështje sociale. Ai kërkoi nga qytetarët gjakovarë që të jenë të kujdesshëm, që mos të votojnë ata kandidatë të cilët kanë keqpërdorë votën.
“Ju garantoj se me qeverinë e re, ne do të jemi prezent në çdo familje të Gjakovës me projekte të ndryshme si mbështetje për rininë”, tha Hoxha.
Kjo parti ka prezantuar sonte edhe kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Gjakova, Fazli Hoxha, Violetë Demaj, Edmond Dushi, Erjona Rama dhe Luan Dinaj, raporton KosovaPress.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRamadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
E dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit