LAJMI I FUNDIT:

Eksperimentohet koncerti pa telefonë celularë

Eksperimentohet koncerti pa telefonë celularë

Një teatër i njohur në Torino do të eksperimentojë për herë të parë në nëntor një koncert pa celularë, një rregull i kërkuar nga disa spektatorë dhe i detyruar tashmë nga shumë njerëz të famshëm.

Kjo përvojë do të realizohet më 7 nëntor, në sallën e koncerteve dhe ekspozimeve “Hiroshima Mon Amour” të kryeqytetit piemontez, gjatë të cilës spektatorët do t’i lënë celularët e tyre në hyrje, për sa kohë që zgjat mbrëmja.

“Është shumë e thjeshtë, nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të bësh chat dhe atë që sheh do të mund ta shpërndash vetëm duke e përjetuar dhe treguar.”, shpjegoi Fabrizio Gargarone, drejtori i teatrit.


Shumë artistë ndërkombëtarë kanë praktikuar sistemin “No phone” (pa celularë) në koncertet e tyre, midis të cilëve këngëtarja e famshme pop, Madonna dhe këngëtari e fitues i çmimit Nobel në letërsi, Bob Dilan./ATSH/

Në trend Fun

Më shumë
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

‘Harroi’ se po tymoste kanabis dhe pinte verë, britaniku ndalet me veturë para policisë – arrestohet menjëherë

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

E kapin duke bërë seks me gruan e vëllait (Video)

E kapin duke bërë seks me gruan e vëllait (Video)

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Kalo në kategori